Sport 11 Shtator 2025, 18:43 Nga VNA

Serbia i frikësohet huliganëve të saj, kërkon ndryshimin e stadiumit për ndeshjen me Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Serbia i frikësohet huliganëve të saj, kërkon ndryshimin e

Federata e Futbollit e Serbisë ka nisur lëvizjet për të ndryshuar vendin e zhvillimit të ndeshjes së ardhshme kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke i kërkuar UEFA-s që takimi të mos zhvillohet në Beograd, por në një qytet tjetër, sa më larg kryeqytetit serb.
Pas humbjes së thellë 5:0 që Serbia pësoi në shtëpi kundër Anglisë, situata ka marrë përmasa të ndërlikuara, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të sigurisë. Ndeshja me Shqipërinë, e cila pritet të vendosë fatin e vendit të dytë në grup dhe rrjedhimisht kualifikimin për në playoff, ishte parashikuar fillimisht të zhvillohej në stadiumin “Rajko Mitić” (i njohur si Marakana) në Beograd, me kapacitet rreth 52 mijë vendesh.
Megjithatë, Federata Serbe e Futbollit po shqyrton seriozisht mundësinë që kjo ndeshje të zhvendoset në stadiumin e Leskovcit, “Doçica”, me një kapacitet shumë më të kufizuar prej vetëm 8 mijë vendesh. Vendimi vjen për shkak të shqetësimeve për sigurinë, duke qenë se autoritetet serbe e kanë të vështirë të kontrollojnë huliganët e tyre, ndërsa frika për përsëritjen e ngjarjeve të së shkuarës është e madhe.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Branko Radujko, në një deklaratë për agjencinë Tanjug, theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje:

“Tani tjetër është vetëm pas tre javësh, të paktën atëherë fillon grumbullimi për ndeshjen më të rëndësishme në kualifikuese, për ndeshjen me Shqipërinë, e cila do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të shkojë në playoff për Kupën e Botës.“

Ai shtoi se dëshira e federatës është që dueli të luhet në Leskovc:

“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje. Leskovci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Kam besim se do të luajmë atje, në Leskovc.“
Nga ana tjetër, pas ngjarjeve të fundit në ndeshjen ndaj Anglisë, priten edhe masa disiplinore nga UEFA, të cilat mund të përfshijnë zhvillimin e ndeshjes së radhës pa praninë e tifozëve, përveç një gjobe të majme financiare.
Kombinimi i rrezikut të përplasjeve të dhunshme, vështirësisë për të menaxhuar tifozët radikalë dhe dënimeve të mundshme nga UEFA duket se ka detyruar organizatorët serbë të kërkojnë një alternativë më të sigurt, duke e larguar ndeshjen sa më shumë nga qendra e tensioneve, Beogradi.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme