Sport 11 October 2025, 20:49 Nga VNA

Serbi-Shqipëri, përballjet mes dy skuadrave në statistika

Ndaje në Whatsapp
Serbi-Shqipëri, përballjet mes dy skuadrave në statistika

Përballjet mes dy skuadrave datojnë që në 7 tetorin 1946 në një ndeshje në "Qemal Stafa" të Tiranës. Kombëtarja jonë mposhtej 2-3 nga ish-Jugosllavia e asaj kohe për Kampionatin Ballkanik. Po në Tiranë më 14 shtator 1947, Shqipëria humbiste sërish 2-4 nga ish-Jugosllavia. Ndeshja e radhës ishte në Beograd, me dy skuadrat që barazuan 0-0, më 27 qershor 1948.

Pas 19 vitesh dy skuadrat u përballën sërish në Tiranë më 14 maj 1967, me ish-Jugosllavinë që fitoi 0-2 në "Qemal Stafa" për kualifikueset e Europianit 1968. Në ndeshjen e kthimit në Beograd, ishin vendasit që fituan 4-0 kundër tanëve më 12 nëntor 1967.

Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dy skuadrat u përballën më 14 tetor 2014 në Beograd, në ndeshjen që Shqipëria e fitoi 0-3 në tavolinë, por që nuk quhet një fitore në fushë nga UEFA. Sfida e kthimit në "Elbasan Arena" u fitua nga Serbia 0-2 më 8 tetor 2015, me tifozët shqiptarë që ishin të përzgjedhur, aq sa u quajtën 'tifozët me kravata'. Ndeshja e fundit më 7 qershor të këtij viti në Tiranë përfundoi 0-0.

Në total, hiq fitoren 0-3 në tavolinë të Shqipërisë, Serbia na ka mposhur pesë herë dhe skuadrat në dy raste janë ndarë në barazim. Katër gola ka shënuar ekipi ynë, kundrejt 15 të pësuarve. Duket se ka ardhur koha që Shqipëria të fitojë në fushë kundër Serbisë dhe ndeshja e radhës është pranë, edhe pse me shumë emocione.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme