Sport 24 August 2025, 19:42 Nga VNA

Ronaldo humb Superkupën: CR7 shënon me penallti, por Al Nasr dështoi ndaj Al Ahli

Ndaje në Whatsapp
Ronaldo humb Superkupën: CR7 shënon me penallti, por Al Nasr

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i futbollit, pësoi një tjetër zhgënjim në karrierën e tij duke humbur finalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Ekipi i tij, Al Nasr, u mund nga Al Ahli pas gjuajtjeve të penalltive.

Gjatë ndeshjes, Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 41’, duke i dhënë avantazhin 1-0 Al Nasrit, por Frank Kesi barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë. Më vonë, Brozoviç i dha sërish epërsinë Al Nasrit në minutën e 82’, por Al Ahli nuk u dorëzua dhe barazoi sërish në minutën e parafundit me golin e shënuar nga Ibanjez, duke çuar sfidën në gjuajtje penalltish.

Gjatë penalltive, Ronaldo nuk gaboi, por shoku i tij i ekipit, Al Haibari, humbi gjuajtjen vendimtare, duke i dhënë fitoren Al Ahli. Me këtë fitore, Al Ahli shton në koleksionin e tij Superkupën e Arabisë Saudite, pas triumfit historik në Championsin e Azisë këtë vit.

Për Cristiano Ronaldon, kjo është hera e parë në një karrierë të pasur me 36 tituj të fituar në Portugali, Angli, Spanjë dhe Itali, si dhe me kombëtaren e Portugalisë, që nuk arrin të fitojë një trofe zyrtar që nga transferimi i tij në Arabinë Saudite në janar të vitit 2023. Për momentin, legjenda portugeze mbetet futbollisti më i paguar në botë dhe një ndër yjet më të njohur globalisht, por trofetë duket se e kanë shmangur në këtë periudhë të karrierës së tij.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme