Sport 20 October 2025, 18:20 Nga VNA

Rey Manaj zbulon urimin e trajnerit Milos Milojevic pas golit, mediat serbe reagojnë ashpër

Ndaje në Whatsapp
Rey Manaj zbulon urimin e trajnerit Milos Milojevic pas golit, mediat serbe

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka deklaruar se pas fitores historike në Leskovac dhe golit të tij ndaj Serbisë, ka marrë përgëzime edhe nga trajneri i tij te Al Sharjah, serbi Milos Milojevic.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të forta në Serbi, ku disa media "i kanë bërë gjyqin" trajnerit serb.

“Provokuesi shqiptar grind serbët: Milojevic e ka uruar për golin në Leskovac”, shkruan portali republika.rs.

Ndërkohë, hotsport.rs komenton: “Manaj e shkatërroi Serbinë, e Milojevic e përkrahu atë”.

Media kurir.rs shkruan: “Shqiptari shkatërroi ‘shqiponjat’, provokoi turpshëm dhe më pas i befasoi të gjithë”, ndërsa alo.rs hap artikullin me titullin: “Këtë nuk e ka pritur askush – heroji i Shqipërisë i zbuloi të gjitha, një serb e uroi për golin”.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme