Sport 17 August 2025, 19:38 Nga VNA

Premier Liga 2025/2026: Parashikimet – Kampionati më i fortë në histori

Ndaje në Whatsapp
Premier Liga 2025/2026: Parashikimet – Kampionati më i fortë

Sezoni 2025/2026 i Premier Ligës angleze pritet të jetë më i forti në historinë e këtij kampionati, duke sjellë një garë të jashtëzakonshme midis disa prej skuadrave më të njohura dhe më të suksesshme të futbollit britanik.

Edicioni i ri nis me pesë skuadra që kanë fituar të paktën një trofe gjatë sezonit të kaluar:

Liverpool – Titulli kampion
Crystal Palace – Kupa e Federatës dhe Superkupa e Anglisë
Newcastle United – Kupa e Ligës
Tottenham Hotspur – Europa League
Chelsea – Conference League dhe Botërori i Klubeve

Ky fakt nënvizon një garë të fortë dhe konkurruese, megjithëse Liverpool mbetet skuadra për t’u mundur, sipas parashikimeve.

Liverpool – Favorit për të mbrojtur titullin

“The Reds”, të udhëhequr nga Arne Slot, konsiderohen favoritët kryesorë për të mbrojtur titullin e kampionit, të fituar pas një dominimi të spikatur në sezonin e kaluar. Shpenzimet e merkatos së verës nga Liverpool, rreth 350 milion euro, kanë forcuar pozitat e skuadrës dhe i kanë dhënë asaj epitetin e “Mbretit” të transferimeve. Sipas agjencisë Opta, kuqve u jepen pak më shumë se 29% shanse për të fituar sërish titullin kampion.

Rivalët kryesorë

Rivalët më të mëdhenj të Liverpool mbeten Arsenal dhe Manchester City. “Topçinjtë” synojnë të rikthehen te titulli pas një pritjeje që zgjat mbi dy dekada, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës si gjithmonë ka kuota të larta në garën për titull.

Chelsea dhe rikthimi i pretendentëve

Një nga surprizat e këtij sezoni është rikthimi i Chelsea si pretendent i fortë, pas disa sezonesh zhgënjyese. Fitorja në Conference League dhe në Botërorin e Klubeve ka rritur besimin dhe ambiciet e Bluve të Londrës.

Pesëshja e parë e pretendentëve

Pesëshja kryesore për titullin në këtë sezon pritet të përbëhet nga Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle United. Ndërkohë, Manchester United dhe Tottenham pritet të kalojnë një tjetër sezon tranzicioni, duke luftuar për pozita të larta, por jashtë garës kryesore për titull.

Sezoni 2025/2026 premton një Premier League spektakolare, me konkurrencë të fortë dhe emocione të shumta për tifozët në çdo javë të kampionatit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme