Sport 3 October 2025, 16:54 Nga VNA

Përballja me Shqipërinë/ Federata Serbe merr masa drastike, biletat shpërndahen vetëm me verifikim

Ndaje në Whatsapp
Përballja me Shqipërinë/ Federata Serbe merr masa drastike,

Federata Serbe e Futbollit ka vendosur që ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në Beograd, të zhvendoset në Leskovac. Kjo masë është pjesë e një pakete vendimesh drastike për të parandaluar huliganizmin dhe incidentet gjatë sfidës që do të luhet më 11 tetor.

Përveç zhvendosjes së ndeshjes, Federata Serbe në bashkëpunim me FIFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë ka vendosur që biletat për këtë ndeshje të mos jenë në shitje të lirë. Ato do të shpërndahen vetëm për persona të identifikuar dhe të verifikuar me dokumente, në mënyrë që të parandalohet hyrja e personave me qëllime problematike në stadium.

Kjo vendimmarrje vjen pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e vitit 2014 në Beograd, e cila u ndërpre dhe solli pasoja serioze për ekipin kombëtar serb. Federata dhe institucionet ndërkombëtare po marrin masa strikte për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin normal të ndeshjes këtë herë.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme