Sport 19 May 2026, 12:44 Nga VNA

Nga Chievo te Kombëtarja shqiptare/ Kush është Rolando Maran, trajneri që zë vendin e Sylvinhos

Ndaje në Whatsapp

Nga Chievo te Kombëtarja shqiptare/ Kush është Rolando Maran,

Rolando Maran është emri që do të ulet në pankinën e Shqipërisë pas epokës Sylvinho. Një trajner tipik italian, i rritur mes krizave, shkarkimeve dhe rikthimeve, që për gati 30 vite ka mbijetuar në futbollin e ashpër të Serie A dhe Serie B.

63-vjeçari nuk vjen me trofe të mëdhenj në CV, por me reputacionin e një tekniku që di të marrë skuadra në vështirësi dhe t’i mbajë në lojë. Nga Chievo te Cagliari, nga Catania te Genoa, karriera e tij ka qenë një udhëtim mes pankinave më të nxehta të futbollit italian.

Kulmin e arriti me Catanian, ku zhvilloi sezonin më të mirë në historinë e klubit në Serie A, duke e çuar deri në vendin e tetë dhe duke vendosur rekorde pikësh e fitoresh. Edhe te Cagliari pati një nisje që ndezi ëndrrat për Champions League, përpara se gjithçka të shembej në pjesën e dytë të sezonit.

Por Maran është edhe simboli i futbollit italian ku trajnerët jetojnë me valixhe në dorë. Është shkarkuar disa herë, madje në disa raste është rikthyer në të njëjtin klub vetëm për t’u larguar sërish pak muaj më vonë.

Tani sfida e tij quhet Shqipëri. Dhe nuk është e vogël. Pas entuziazmit që krijoi Sylvinho, italiani do të duhet të bindë tifozët shqiptarë se mund të bëjë më shumë sesa thjesht të administrojë një skuadër: të mbajë gjallë një kombëtare që tashmë kërkon ëndrra europiane si normalitet.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme