Sport 10 August 2025, 16:40 Nga VNA

New England Patriots nderojnë Tom Brady me një statujë gjigande përpara stadiumit

Ndaje në Whatsapp
New England Patriots nderojnë Tom Brady me një statujë gjigande

New England Patriots kanë nderuar legjendën e futbollit amerikan, Tom Brady, me një statujë gjigande të vendosur përpara stadiumit të tyre. I konsideruar si lojtari më i madh në historinë e NFL, Brady tashmë është “përjetësuar” në hyrje të “Gillette Stadium” në Foxborough, Massachusetts.

Shtatorja, e cila është e lartë 3.6 metra dhe e derdhur në bronz, u zbulua në një ceremoni të veçantë, duke shënuar një nga vlerësimet më të mëdha për ish-quarterback-un e famshëm. Në moshën 48-vjeçare, Brady mbetet një nga figurat më të dashura për tifozët e Patriots dhe sportit amerikan në tërësi.

Gjatë karrierës së tij me New England Patriots, ai fitoi gjashtë tituj “Super Bowl”, i fundit në vitin 2028, dhe luajti gjithashtu në tre finale të tjera të humbura. Përveç kësaj, Brady u shpall gjashtë herë lojtari më i mirë i sezonit në NFL, duke vendosur standarde të larta në sportin profesionist amerikan.

Kjo statujë simbolizon jo vetëm suksesin dhe lidershipin e tij në fushë, por edhe trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme në historinë e futbollit amerikan.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme