Sport 18 May 2026, 18:20 Nga VNA

Manchester United futet në garë për Rafael Leaon, gati oferta me para dhe lojtarë për Milanin

Ndaje në Whatsapp
Manchester United futet në garë për Rafael Leaon, gati oferta me

Manchester United po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Rafael LeAo nga AC Milan gjatë afatit kalimtar të verës.

“Djajtë e Kuq” synojnë të përforcojnë repartin ofensiv dhe e shohin 26-vjeçarin portugez si një nga objektivat kryesorë për sezonin e ardhshëm. Leao deri më tani ka zhvilluar 290 ndeshje zyrtare me Milanin, duke realizuar 80 gola dhe duke dhënë 65 asistime.

Sipas raportimeve nga Caught Offside, drejtuesit e Manchester United janë të vetëdijshëm se Milani nuk do ta lejojë lehtësisht largimin e yllit portugez, ndaj po përgatisin një ofertë që përfshin rreth 50 milionë euro plus një lojtar.

Në listën e futbollistëve që mund të përfshihen në marrëveshje përmenden Manuel Ugarte, Joshua Zirkzee dhe Marcus Rashford. Rashford aktualisht ndodhet në huazim te Barcelona, ndërsa klubi katalanas ende nuk ka vendosur nëse do ta aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.

Përveç Manchester United, interesim për Leaon kanë shfaqur edhe Real Madrid, Bayern Munich, Arsenal dhe Liverpool, megjithëse asnjë prej tyre ende nuk ka bërë hapa konkretë për transferimin e portugezit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme