Sport 18 August 2025, 21:05 Nga VNA

Kumbulla prezantohet te Mallorca: Dua të jap gjithçka për këtë stemë!

Ndaje në Whatsapp
Kumbulla prezantohet te Mallorca: Dua të jap gjithçka për

 

Marash Kumbulla është zyrtarisht lojtari më i ri i RCD Mallorca-s. Qendërmbrojtësi shqiptar, i lindur më 2000, vjen në formë huazimi të thjeshtë nga AS Roma dhe do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në fund të sezonit.

Në fjalët e para si lojtar i Mallorcës, Kumbulla shprehu entuziazmin për këtë hap të ri në karrierën e tij:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam folur me drejtorin Pablo Ortells dhe me trajnerin Jagoba Arrasate, dhe ata kanë shumë besim tek unë. Më kanë treguar shumë për projektin që ka Mallorca dhe, kur klubi më thirri, desha të vija sa më shpejt të ishte e mundur,” tha ai gjatë prezantimit zyrtar.

Ky është një rikthim në LaLiga për mbrojtësin shqiptar, i cili sezonin e kaluar luajti me RCD Espanyol, ku grumbulloi 36 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit. Tashmë, në një sfidë të re me fanellën e Mallorcës, Kumbulla ka objektiva të qarta:

“Dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe të ndihmoj skuadrën të arrijë maksimumin. Me trajnerin kemi folur për atë që ai kërkon, për klubin, tifozët dhe gjithçka që përfaqëson Mallorca. Më pëlqeu shumë.”

Te skuadra e re, Kumbulla do të gjejë edhe një fytyrë të njohur: sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, me të cilin është njohur gjatë kohës së qëndrimit në Spanjë.

“Me Vedatin kemi folur kur e takova këtu, te Espanyol-i. Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe dua ta shoh përsëri së shpejti,” zbuloi ai.

Në fund, mbrojtësi shqiptar pati edhe një mesazh për tifozët e skuadrës së re: “Faleminderit për mikpritjen. Do të jap gjithçka për këtë stemë dhe dua të luaj këtu, te Mallorca, së bashku me ju.”

Me këtë transferim, Marash Kumbulla bëhet lojtari i parë shqiptar që vesh fanellën e RCD Mallorca-s. Ai ka gjithashtu një karrierë të pasur në futbollin italian, me përvoja te Hellas Verona, Sassuolo dhe AS Roma.

Ndërkohë, me kombëtaren shqiptare, Kumbulla numëron 24 ndeshje zyrtare.

 

 

 

 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme