Sport 3 September 2025, 21:00 Nga VNA

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Malaga para miqësores me Gjibraltarin, Simoni i bashkohet ekipit

Ndaje në Whatsapp
Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Malaga para

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga, në kuadër të miqësores kundër Gjibraltarit, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00, në stadiumin “Europa Point”.

Trajneri Silvinho ka punuar rreth një orë me gjithë grupin, duke u fokusuar në aspektet taktike. Në stërvitje është bashkuar edhe portieri Simon Simoni, ndërsa grupi aktual gëzon formë të mirë dhe nuk raportohet për dëmtime.

Pas Gjibraltarit, kuqezinjtë do të përballen me Letoninë më 9 shtator në “Air Albania”, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Takimi nis në orën 20:45.

Biletat për sfidën ndaj Letonisë janë të disponueshme online në ebileta.al dhe në biletarinë pranë hyrjes qendrore të stadiumit “Air Albania”, e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme