Sport 18 May 2026, 18:21 Nga VNA

Hansi Flick rinovon me Barcelonën ja deri në ça viti

Ndaje në Whatsapp
Hansi Flick rinovon me Barcelonën ja deri në ça viti

FC Barcelona ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin gjerman Hansi Flick, duke i rinovuar kontratën deri në verën e vitit 2028.

Ky vendim erdhi pas një sezoni shumë të suksesshëm për skuadrën katalanase, ku Flick arriti ta rikthente Barcelonën në majën e futbollit spanjoll, duke fituar titullin kampion në La Liga.

Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Barcelona tregoi një lojë të qëndrueshme, futboll ofensiv dhe riktheu mentalitetin fitues në stadiumin “Camp Nou”. Performanca e skuadrës dhe rezultatet pozitive bindën drejtuesit e klubit që t’i besojnë projektit afatgjatë të Hansi Flick dhe ta konfirmojnë atë si pjesë të rëndësishme të së ardhmes së klubit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme