Sport 9 September 2025, 18:24 Nga VNA

Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova dërgon ankesë në UEFA përpara ndeshjes së U-21

Ndaje në Whatsapp
Gjesti i turpshëm nga Spanja, Kosova dërgon ankesë në UEFA

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me një notë zyrtare proteste, pasi Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës” në komunikimet e saj zyrtare përpara ndeshjes së sotme kualifikuese për Evropianin e ardhshëm U-21. Në një shkresë të adresuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, si dhe kreut të Federatës Spanjolle, Rafael Louzan, FFK-ja e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet themelore të futbollit evropian.
“Një qasje e tillë e mohon sovranitetin e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe e përfaqësuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, anëtare e barabartë dhe e plotë e UEFA-s, ashtu siç është edhe vetë RFEF”, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
FFK-ja theksoi se kjo nuk është hera e parë që ndeshet me një qasje të tillë nga Federata Spanjolle. “Ne e konsiderojmë këtë plotësisht të papranueshme. Kërkojmë nga UEFA një reagim të qartë dhe të menjëhershëm për këtë çështje, si dhe një korrigjim publik dhe pranim zyrtar nga Federata e Futbollit të Spanjës, duke e pranuar se veprimet e tyre ishin të papërshtatshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të UEFA-s”, thuhet në shkresë.
FFK-ja shtoi më tej se shpreson të trajtohet gjithmonë si anëtare e barabartë e UEFA-s, jo vetëm nga institucioni evropian, por edhe nga të gjitha federatat kombëtare anëtare të tij.
Ndeshja mes Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21 do të zhvillohet pasdite në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2027, i cili do të bashkorganizohet nga Shqipëria dhe Serbia. Përveç Kosovës dhe Spanjës, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, Qipro dhe San Marino. Kosova e nisi fushatën kualifikuese më 5 shtator me një barazim kundër Rumanisë.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova përballet me një mosnjohje të tillë nga Spanja. Edhe në vitin 2021, gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, Federata Spanjolle, në komunikimet e saj për ndeshjen ndaj Kosovës, i ishte referuar shtetit të pavarur si “territori i Kosovës”.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme