Sport 12 September 2025, 14:12 Nga VNA

Frikë për incidente, ndeshja Serbi-Shqipëri ndryshon stadiumin

Ndaje në Whatsapp
Frikë për incidente, ndeshja Serbi-Shqipëri ndryshon stadiumin

Është konfirmuar se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitić” të Crvena Zvezdës në Beograd, do të zhvendoset në një impiant tjetër. Kjo ndryshim vjen pas një kërkese zyrtare nga Federata Serbe e Futbollit, e cila u miratua edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA.

Stadiumi i ri do të jetë “Doçica” në Leskovac, një impiant i rikonstruktuar në vitin 2023, me kapacitet prej 8,000 vendesh, shumë më i vogël krahasuar me stadiumin fillestar në Beograd, i cili ka rreth 52,000 vende.

Ky vendim vjen pas ngjarjeve të fundit në ndeshjen kundër Anglisë, të cilat pritet të sjellin dënime të rënda, përfshirë zhvillimin e ndeshjes pa tifozë dhe gjoba të mëdha financiare. Përveç kësaj, shqetësimi për përsëritjen e incidenteve dhe vështirësitë në kontrollimin e tifozëve agresivë kanë bërë që organizatorët të kërkojnë që ndeshja të zhvillohet larg Beogradit.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme