Sport 19 October 2025, 16:54 Nga VNA

“Çfarë dështimi ndaj Shqipërisë, dhemb akoma” Presidenti i Federatës së Serbisë nuk fsheh zhgënjimin pas humbjes

Ndaje në Whatsapp
“Çfarë dështimi ndaj Shqipërisë, dhemb

 Pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë, e cila uli ndjeshëm shanset e përfaqësueses serbe për të siguruar një vend në Play-off-in e Kupës së Botës, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Dzajic, ka reaguar me tone zhgënjimi dhe autokritike në një intervistë për median serbe Kurir.

"Dështim. Dështim i madh. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Nuk e di çfarë na mungoi. Pashë të njëjtën gjë që panë edhe njerëzit e zakonshëm. Për një milion arsye kemi mundur dhe është dashur të luajmë më mirë,” – deklaroi Dzajic, duke pranuar se performanca e ekipit nuk përmbushi pritshmëritë. Presidenti serb shtoi se, pavarësisht natyrës së futbollit si një sport me fitore e humbje, kjo ndeshje e ka lënë një shije të hidhur për të dhe për gjithë vendin.

“Mbetet dhembja. Të kuptohemi, futbolli është futboll, i përbërë nga fitore dhe humbje. Befasitë janë të mundshme. Por trishtimi dhe dhembja ende më pushtojnë. Dhe ka kaluar një javë nga ndeshja,” – tha ai.

Dzajic e përshkroi përballjen me Shqipërinë si “më shumë se një ndeshje futbolli”, duke nënkuptuar ngarkesën emocionale dhe simbolike që ajo mbante për kombëtaren dhe tifozët serbë.

“Jo pse nuk mund të ndodhë që të humbësh, por pasi ndeshja ishte pak më tepër se një shfaqje e zakonshme futbolli. Dhe për këtë më vjen më së shumti keq. Populli e di çfarë mendoj unë dhe çfarë mendon ai,” – përfundoi Dzajic.

Pas këtij rezultati, Serbia gjendet në një situatë të vështirë në grup, me shpresa minimale për t’u kualifikuar në fazën pasuese të Botërorit, ndërsa humbja ndaj Shqipërisë mbetet një prej goditjeve më të rënda për skuadrën dhe drejtuesit e saj në vitet e fundit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme