Sport 18 May 2026, 18:18 Nga VNA

Do të ikë apo do të qëndrojë, Konte është një mister, De Laurentis mendon zëvendësuesin

Ndaje në Whatsapp
Do të ikë apo do të qëndrojë, Konte është

“E ardhmja ime? Presidenti e njeh mendimin tim, dhe jo vetëm sot. Ata po punojnë tashmë për të ardhmen, presim ndeshjen e fundit dhe më pas, bashkë me pronësinë, do të themi se çfarë është vendosur. Ka tashmë një muaj që kam shprehur vullnetin tim, do të ishte mungesë respekti ndaj presidentit dhe miqësisë sonë nëse do të zbuloja diçka tani”.

Antonio Conte ka marrë tashmë vendimin e tij, por ajo që do të ndodhë mbetet ende një enigmë: pse nuk e thotë qartë se do të qëndrojë edhe një vit tjetër në stolin e Napolit pasi ka arritur objektivin e kualifikimit në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm?

Prioriteti i trajnerit është Napoli, por me disa kushte të caktuara: ai dëshiron të punojë me autonomi të plotë dhe me mbështetjen totale të klubit. Conte kërkon të ndiejë besimin e plotë të Aurelio De Laurentis dhe drejtuesve ndaj tij, pa ankesa për zgjedhjet teknike apo për mosaktivizimin e disa lojtarëve.

Për Conten gjithçka është e orientuar drejt rezultatit, që në fund është ajo që ka më shumë rëndësi. “E ardhmja e Contes? Këtë ndjenjë pasigurie e perceptoj më shumë jashtë sesa brenda grupit”, tha kapiteni Giovanni Di Lorenzo pas fitores ndaj Pisas.

Sipas raportimeve të “Il Mattino”, trajneri ia ka shprehur skuadrës vullnetin e tij, por kjo nuk mjafton. Për këtë arsye po forcohet edhe hipoteza e një largimi.

Emri i Contes është lidhur edhe me kombëtaren italiane të futbollit për të ringritur ambientin dhe për të rindërtuar grupin pas një tjetër dështimi në Botëror. “Po të isha në Federatë, do ta merrja në konsideratë veten time”, kishte deklaruar ai, duke komentuar zërat për një rikthim të mundshëm te kombëtarja italiane.

Megjithatë, më pas ai sqaroi: “Nuk kam dhënë asnjë disponibilitet për asgjë, kam edhe një vit kontratë me Napolin dhe më pas do të flas në fund të sezonit me presidentin”.

Conte është takuar tashmë me De Laurentis dhe ekziston dëshira për të vazhduar së bashku, por ai nuk dëshiron që t’i vendosen kufizime në punën e tij.

Ndërkohë, sipas “Corriere dello Sport”, presidenti i Napolit po punon edhe për një zëvendësues të mundshëm. Emri i parë është ai i ish-trajnerit Maurizio Sarri, më pas vijnë Vincenzo Italiano, Fabio Grosso dhe napolitani Raffaele Palladino.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme