Sport 21 August 2025, 22:30 Nga VNA

Dinamo humb thellë në Poloni, Shkëndija dhe Drita shkëlqejnë në përballjet e tyre

Ndaje në Whatsapp
Dinamo humb thellë në Poloni, Shkëndija dhe Drita

Dinamo nuk ia doli të përballonte presionin në Poloni, duke pësuar një humbje të thellë 3–0 ndaj Jagiellonias në sfidën e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës. Trajneri Ilir Daja kishte punë për të bërë gjatë javës pas kualifikimit përballë Hajduk Split, pasi fillimisht i është dashur të gjejë një zëvendësues për Zabërgjën e larguar drejt Ukrainës. Më pas, atij i është dashur të zgjidhë si gjithmonë problemet në qendër të mbrojtjes, me improvizimin e dyshes Aliji-Meksi, që duket se ka rezultuar fatal, pasi Jagellonia triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Golat për polakët u shënuan nga Imaz (12’), Palulu (34’) dhe Wojtuszek (50’), duke lënë Dinamon me një mal për të ngjitur në ndeshjen e kthimit në Tiranë. Ndërkohë, një mbrëmje elektrizuese evropiane ka parë dy klubet shqiptare Shkëndija dhe Drita të afrohen drejt një kualifikimi historik në kompeticionet e UEFA-s.

Në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita e Gjilanit ka bërë një hap të madh drejt fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, duke mposhtur me rezultatin 2–1 skuadrën Differdange të Luksemburgut në ndeshjen e parë të fazës “play-off”. Skuadra gjilanase e nisi ndeshjen në mënyrë agresive, me disa raste të pastra nga Albert Dabiqaj dhe Arb Manaj, por goli i epërsisë erdhi në minutën e 30-të, kur pikërisht Dabiqaj finalizoi bukur për 1–0. Në pjesën e dytë, mysafirët arritën të barazonin përmes Andreas Buch në minutën e 65-të, por Drita reagoi menjëherë. Në minutën e 80-të, Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i rikthyer epërsinë bardhekaltërve.

Ndeshja u mbyll me tensione, pasi në kohën shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, Boris Mfoumou i Differdange u përjashtua me karton të kuq për një faull të ashpër. Drita tani udhëton drejt Luksemburgut me një avantazh të vlefshëm dhe ëndrrën e madhe për të debutuar në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

Në një tjetër rezultat befasues, Shkëndija e Tetovës ka triumfuar në ndeshjen e luajtur në Shkup ndaj Ludogorets me një fitore të madhe 2–1 në përballjen e parë të fazës play-off të Ligës së Europës. Pavarësisht se bullgarët kaluan të parët në epërsi, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jeton Beqiri nuk u dorëzuan. Latifi shënoi një supergol për të barazuar shifrat në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, veterani Ibraimi realizoi golin e fitores, duke përmbysur gjithçka dhe rritur shpresat për një kualifikim historik në grupet e Europa League, pasi skuadra tetovare më herët ka siguruar grupet e Conference League.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme