Sport 18 May 2026, 18:30 Nga VNA

Champions League falas për të gjithë? Plani i Florentino Perez që po trondit futbollin europian

Ndaje në Whatsapp
Champions League falas për të gjithë? Plani i Florentino Perez

Një propozim i raportuar nga mediat ndërkombëtare ka hapur debat për një ndryshim të mundshëm rrënjësor në mënyrën e transmetimit të garave evropiane të futbollit, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Sipas raportimeve, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka propozuar që këto kompeticione të bëhen të aksesueshme falas për tifozët në mbarë botën, përmes një modeli të ri digjital të financuar nga reklamat.

Ideja vjen në një moment kur klubi madrilen po përgatitet për zgjedhje të parakohshme të drejtimit, të cilat mund të ndikojnë edhe në të ardhmen e projekteve të tij.

Sipas mediave spanjolle, plani parashikon krijimin e një platforme të re transmetimi falas, ndërsa në negociata përmendet edhe mundësia e një marrëveshjeje me UEFA-n për të rishikuar modelin aktual televiziv.

Megjithatë, disa burime të sektorit e kanë cilësuar këtë ide si të vështirë për t’u realizuar, duke e quajtur pjesërisht edhe si “premtim politik” në kuadër të zhvillimeve brenda klubit.

Ndërkohë, aktualisht transmetimi i kompeticioneve evropiane në disa tregje është i lidhur me platforma me pagesë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit finalet nuk do të jenë të aksesueshme falas si më parë, por vetëm për abonentët e platformave përkatëse.

Kontratat aktuale të të drejtave televizive pritet të ndryshojnë nga sezoni 2027-28, kur edhe disa platforma të reja do të marrin përsipër transmetimin e garave kryesore të UEFA-s.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme