Sport 10 August 2025, 16:36 Nga VNA

Broja rikthehet futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares, Burnley shpenzon 20 milion stërlina për kartonin e tij

Ndaje në Whatsapp
Broja rikthehet futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares, Burnley

Pas transferimit te Burnley për 20 milion stërlina, Armando Broja rikthehet në krye të listës së futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares së Shqipërisë. Sulmuesi kuqezi, i cili u bashkua me klubin anglez nga Chelsea, la pas në renditje Kristjan Asllanin dhe Ernest Muçin.

Kalimi te Burnley ka rritur ndjeshëm vlerën e Brojës në merkato, duke e bërë sërish lider mes kuqezinjve. Edhe pse vlerësimi i tij ka qenë më i lartë në të kaluarën, dy sezonet e fundit u ndikuan nga dëmtime të rënda, të cilat ulën kuotat e tij në tregun ndërkombëtar. Tashmë, në moshën 23-vjeçare, Broja kthehet si pika më e lartë referuese në aspektin financiar për Kombëtaren shqiptare.

Në vendin e dytë të këtij klasifikimi qëndron Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit, që pritet të largohet nga zikaltërit gjatë merkatos, vlerësohet me 13 milion euro nga portali i specializuar “Transfermarkt”. Megjithatë, Interi synon të përfitojë jo më pak se 15 milion euro nga shitja e tij.

Podiumin e plotëson Ernest Muçi. Sulmuesi i Beshiktashit, i transferuar nga Legia e Varshavës për rreth 10 milion euro, ka ruajtur të njëjtën vlerë në treg edhe pas paraqitjeve të tij në kampionatin turk.

Pesëshja e parë e futbollistëve shqiptarë më të shtrenjtë plotësohet nga Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni. Daku, që luan për Rubin Kazan, ka një vlerë prej 8 milion eurosh, ndërsa Uzuni, i cili vendosi të vazhdojë karrierën në MLS me skuadrën e Austin FC, vlerësohet 7.5 milion euro.

Në dhjetëshen e futbollistëve kuqezi me vlerën më të lartë në merkato renditen gjithashtu Marash Kumbulla, Anis Mehmeti, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.

Ky renditje tregon se futbollistët shqiptarë po ruajnë një prani të qëndrueshme në merkato ndërkombëtare, me disa prej tyre që pritet të bëjnë lëvizje të rëndësishme gjatë këtij sezoni, duke rritur më tej vlerat e tyre financiare dhe prestigjin e Kombëtares.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme