Sport 24 August 2025, 19:37 Nga VNA

Bie Milani i Tares: Disfatë e hidhur në nisje të sezonit të kampionatit italian

Ndaje në Whatsapp
Bie Milani i Tares: Disfatë e hidhur në nisje të sezonit të

Fillimi i sezonit të ri në Serinë A ishte i hidhur për tifozët e Milanit, të cilët panë skuadrën e tyre të pësojë një disfatë të papritur në shtëpi, në stadiumin “San Siro”, përballë skuadrës së sapongjitur Kremoneze. Pavarësisht reputacionit të Milanit si një nga gjigantët e futbollit italian dhe udhëheqjes nga trajneri ekspert Massimiliano Allegri, skuadra kuqezi nuk arriti të konvertojë dominimin në rezultat. Milan kishte 24 gjuajtje kundrejt vetëm 4 të miqve, por vetëm 6 prej tyre gjetën kuadratin. Mbajtja e topit prej 64 për qind dhe numri i kornereve 9-2 nuk mjaftuan për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Kremoneze arriti të shënojë dy herë, fillimisht me anë të Federiko Baskirotos, dhe më pas përmes një eurogoli të Federiko Bonacolit, duke marrë avantazhin dhe duke siguruar një fitore të papritur në “San Siro”. Goli i vetëm për Milanin u shënua nga mbrojtësi serb Pavlovic në fund të pjesës së parë. Mungesa e sulmuesit Leao, i dëmtuar, konsiderohet një minus, por jo një justifikim për një disfatë të tillë. Debutimet e ditës ishin gjithashtu të spikatura: Luka Modriç luajti si titullar dhe u vlerësua si ndër më të mirët në fushë, ndërsa Ardon Jashari, shqiptari i Zvicrës, debutoi si zëvendësues në minutën e 74-t.

Media sportive italiane nuk kursyen kritikat: “La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Milani nuk ekziston! Goditje e Kremonezes në San Siro!” Ndërsa “Il Corriere dello Sport” përqendrohet tek fitorja e Napolit dhe vë në pah vështirësitë e Milanit pas eurogolit të Bonacolit. Allegri u shpreh pas ndeshjes: “Nuk mund të pësohen gola të tillë!”

Tifozët dhe ekspertët do të jenë të vëmendshëm për sfidën e ardhshme të Milanit, në Leçe, të premten e ardhshme, për të parë nëse investimet e klubit nën drejtimin e Igli Tares do të japin rezultat dhe do të përmirësojnë performancën e skuadrës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme