Sport 21 August 2025, 15:39 Nga VNA

Asllani surprizon me vendimin, tranferohet te Torino

Ndaje në Whatsapp
Asllani surprizon me vendimin, tranferohet te Torino

Ndryshe nga raportimet e fundit në mediat italiane, Kristjan Asllani ka surprizuar me zgjedhjen e tij në këtë merkato verore. Mesfushori i kombëtares shqiptare është zyrtarisht futbollist i Torinos.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, lojtari kuqezi do t’i bashkohet klubit “Granata” në formë huazimi për sezonin aktual. Në fund të edicionit, Torino ka detyrim blerjeje të kartonit për shumën prej 15 milionë eurosh, duke siguruar përfundimisht shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm për karrierën e Asllanit, i cili synon të marrë më shumë hapësira në fushë dhe të rrisë rolin e tij si titullar në Serie A. Torino, nga ana tjetër, forcon ndjeshëm repartin e mesfushës me një lojtar të ri, energjik dhe me përvojë në nivelet më të larta të futbollit italian.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme