Sociale 12 August 2025, 15:50 Nga VNA

Zjarri në Gramsh: 1 viktimë dhe 6 të shtruar në spital, vijojnë thirrjet për evakuuim

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Gramsh: 1 viktimë dhe 6 të shtruar në spital,

Zjarret masive në Gramsh vijojnë prej orësh: një viktimë, gjashtë të plagosur, digjet teqeja e Shemberdhenjës, banorët e katër fshatrave thirren për evakuim

Zjarret masive që kanë përfshirë zonat rurale në Gramsh vijojnë prej orësh. Një person ka humbur jetën, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe teqen e Shemberdhenjës, një objekt me vlerë të veçantë historike dhe shpirtërore për komunitetin.

Nga Gramshi, burimet konfirmojnë se aktualisht gjashtë  persona ndodhen të shtruar në spital si pasojë e dëmtimeve të marra nga zjarri, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga mjekët. Skënder Brataj thotë se gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë apel për evakuimin e menjëhershëm të banorëve në katër fshatra: Kullollas, Bletëz, Menkollarë dhe një zonë tjetër të afërt, duke kërkuar bashkëpunim të plotë me autoritetet për të garantuar sigurinë e jetës së njerëzve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme