Sociale 9 Gusht 2025, 17:39 Nga VNA

Zjarret "pushtojnë" disa qarqe/18 vatra, 7 aktive në 24 orët e fundit

Ndaje në Whatsapp
Zjarret "pushtojnë" disa qarqe/18 vatra, 7 aktive në 24

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten ende aktive. Zjarret janë përhapur në disa qarqe dhe terrene të vështira, duke kërkuar ndërhyrje intensive nga toka dhe nga ajri.

Në qarkun Vlorë, në fshatin Navaricë, Njësia Administrative Dhivër, Bashkia Finiq, situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë. Gjatë natës, vatra është mbajtur nën monitorim, ndërsa sot në terren po operon helikopteri i Forcës Ajrore, si dhe një avion Canadair nga Kroacia për mbështetje ajrore.

Në qarkun Fier, fshati Lofkënd, Njësia Qendër Dukas, Bashkia Mallakastër, zjarri është izoluar në pjesën më të madhe të tij falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri. Aktiv mbetet vetëm në pjesën jugore dhe veriperëndimore të zonës. Në terren po punojnë 25 efektivë të Forcave të Armatosura (FA) dhe forca të tjera vendore.

Në qarkun Lezhë, fshati Malaj Epërm, Bashkia Mirditë, zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me bimësi të dendur. Terreni i vështirë ka pamundësuar operimin me mjete ujëhedhëse. Aktualisht në terren janë 30 efektivë të FA, të cilët po krijojnë breza mbrojtës për të frenuar përhapjen e flakëve. Deri tani nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Dibër, në vendin e quajtur "Mali i Allushit", fshati Plani Bardhë, Bashkia Klos, është riaktivizuar një vatër e mëparshme, e cila është vendosur nën kontroll dhe nuk përbën rrezik të menjëhershëm për përhapje të mëtejshme.

Ndërkohë, në qarkun Elbasan, fshati Lleshaj, Bashkia Gramsh, vatra e zjarrit mbetet nën monitorim nga Shërbimi Pyjor, për të shmangur riaktivizimin e mundshëm.

Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës, pas punës së forcave të MZSH Tiranë gjatë ditës së djeshme, vatra është vendosur nën kontroll dhe po izolohet plotësisht. Puna për shuarjen përfundimtare ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Po ashtu, në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të përballuar vatrën e zjarrit në një tjetër zonë të vështirë malore.

Ministria e Mbrojtjes thekson se situata mbetet dinamike dhe e monitoruar në kohë reale nga autoritetet, ndërkohë që apelon për bashkëpunim nga qytetarët dhe kujdes maksimal për të shmangur shkaktarët njerëzorë të zjarreve.

Njoftimi:

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive vatrat në:

* Qarku Vlorë.

Në fshatin Navaricë, njësia administrative, Dhivër, bashkia Finiq. Vatra e zjarrit u mbajt nën monitorim gjatë natës së kaluar. Ditën e sotme raportohet se situata për shkak të erës është problematike. Në mbështetje të forcave në terren po shkon helikopteri i Forcës Ajrore. Në mbështetje të forcave, në Finiq po vepron edhe avioni kroat Canadair.

* Qarku Fier.

Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën më të madhe të saj. Zjarri mbetet aktiv vetëm në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Ditën e sotme vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me mbështetjen e 25 efektivëve të FA dhe forcave të tjera nga strukturat e bashkisë.

* Qarku Lezhë.

Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Gjatë ditës së djeshme në zonë operuan 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Ditën e sotme në mbështetje të forcave po operojnë edhe 30 efektivë të FA. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qarku Dibër.

Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plani Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje.

* Qarku Elbasan

Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mosriaktivizime të mundshme.

* Qarku Tiranë.

Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Nga puna gjatë ditës nga forcat e MZSH Tiranë është arritur vënia nën kontroll dhe vatra është drejt izolimit. Gjatë natës zona u mbajt në monitorim. Ditën e sotme në terren ka vijuar puna nga forca të MZSH për shuarjen përfundimtarë.

* Në Tepelenë, midis fshatrave Turan dhe Dukaj, Nj. Adm. Qendër, ku po punohet nga forcat për shuarjen e zjarrit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në gatishmëri të plotë për koordinimin e mëtejshëm të forcave në terren dhe mbështetjen e çdo strukture me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe pasurisë së përbashkët.

 

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme