Sociale 30 July 2025, 11:10 Nga VNA

Zjarret përfshijnë vendin/ Qindra hektarë të djegura në veri, rrezik i lartë në Fier

Ndaje në Whatsapp
Zjarret përfshijnë vendin/ Qindra hektarë të djegura në

Reshjet e fundit të shiut ndihmuan në shuarjen e një pjese të vatrave të zjarrit në vend, por situata vijon të mbetet shqetësuese në disa zona. Aktualisht, një vatër aktive vijon në fshatin Spatharë të Skraparit, ndërkohë që dëmet në pyje janë të mëdha në disa qarqe të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, bilanci paraprak i dëmeve tregon për qindra hektarë të përfshirë nga flakët:

Në fshatin Plan i Bardhë dhe malin e Allushit në Klos janë djegur rreth 120 hektarë, ndërsa janë përshkuar nga flakët rreth 350 hektarë me shkurre, pisha dhe lisa.
Në Zall Gjoçaj, Mat janë djegur 20 hektarë dhe janë përfshirë 499 hektarë të tjera me shkurre, pisha dhe ah.
Në fshatin Gurë-Lurë, Dibër janë djegur 55 hektarë, ndërsa flakët kanë përshkuar 580 hektarë pyje dhe bimësi.
Në “Qafën e Buallit”, Bulqizë janë djegur 22 hektarë, ndërsa janë prekur 35 hektarë të tjera me shkurre, pisha dhe kullota.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

Sa i takon rrezikut për përhapje të zjarreve, qarku i Fierit mbetet më i rrezikuari për ditën e sotme, me nivel të lartë rreziku. Qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër paraqesin rrezik të moderuar, ndërsa në Lezhë, Durrës dhe Tiranë rreziku mbetet i ulët.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo vatre zjarri pranë shërbimeve emergjente.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme