Sociale 25 November 2025, 19:57 Nga VNA

Zjarret dhe përmbytjet, dëmshpërblimet të pashlyera që në vitin 2019

Ndaje në Whatsapp
Zjarret dhe përmbytjet, dëmshpërblimet të pashlyera që

Ndërsa banorët e disa zonave në vend nga Veriu në Jug po përjetojnë pasojat e përmbytjeve, situata me dëmshpërblimet ka mbetur e ngrirë, këtu e gjashtë vite më parë.

“Problem janë likujdimet e prapambetura të akumuluara që nga viti 2019, me një vlerë 195 milionë lekë”, tha kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes. 

Fondet në ulje

Buxheti i vitit 2026 për mbrojtjen është rritur me 12% krahasuar me vitin aktual. Por rritja ka shkuar kryesisht në dy zëra: forcat e luftimit dhe mbështetja e luftimit.

Fondet për Emergjencat Civile janë i vetmi zë me rënie.

Nga 5,4 miliardë lekë këtë vit në 5,2 miliardë lekë për vitin 2026.

Megjithatë, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako pasi bëri një rezyme të punës theksoi se kanë hartuar një hartë risku dhe bashkitë e vogla, (të kushtëzuara nga buxheti i ulët, si pasojë e të ardhurave të pakëta), do të kenë më shumë fonde për përballimin e situatave emergjente.

Ndarja mbi bazën e hartës së rrezikut u përkrah edhe nga deputetët e opozitës, ndonëse nuk kursyen kritikat për qeverisjen që, sipas tyre, i kanë lënë zjarrfikësit dhe forcat e armatosura pa mjete logjistike dhe të pavlerësuar.

“Vetëm në Shqipëri kur ndodhin zjarret fajet i ka zoti, ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, vetëm këtu sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke i fikur zjarret me thupra si epoka e gurit.

Por këto i paska dhe epoka e Diellës i paska këto që me thupra fiket zjarri. Kur vijnë përmbytjet sheh deputetë të maxhorancës që veshin çizme peshkatarësh dhe futen mes ujit thjesht filmojnë”, tha deputeti i PD-së Flamur Noka.

Zjarret dhe përmbytjet

Në harkun kohor të katër muajve vendi përjetoi dy fatkeqësi natyrore.

Në Gushtin e këtij viti, zjarret shkatërruan qindra mijëra hektarë me pyje, kollota, dru frutorë vreshta por edhe bagëti dhe banesa.

Dëmet më të mëdha u shënuan në Delvinë dhe Gramsh, ku pati edhe humbjen e një jete dhe dëme të shumta si ekonomike, ashtu edhe mjedisore.

Tashmë vendi po përballet me përmbytjet ku pasojat më të mëdha janë shënuar në Kurbin, Lezhë, Dimal, disa njësi vendore në Bashkinë Fier, në Pogradec dhe Maliq.

Ditën e sotme si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve situata dukej më e përmirësuar, ndërsa prania e ujit në toka bujqësore të mbjella, sera dhe pemë frutore ka shkaktuar dëme të konsiderueshme të cilat ende nuk janë evidentuar nga grupet e njësive vendore në terren./Faktoje.al 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme