Sociale 9 August 2025, 22:06 Nga VNA

Zjarrë në Bolenë, rrezikohen banesat e varrezat, ministri Vengu mburret me aeroplanët europianë

Ndaje në Whatsapp
Zjarrë në Bolenë, rrezikohen banesat e varrezat, ministri Vengu

 

Në fshatin Bolenë vijon të jetë aktive vatra e zjarrit, duke rrezikuar shtëpi, deri edhe tek varrezat e fshatit. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, mburret në Facebook se zjarret po shuhen falë aeroplanëve europianë. 

Statusi 

 Falë angazhimit të forcave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vendorë dhe mbështetjes së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarreve në:

 

???? Lleshan (Gramsh)

????Turan (Korçë)

???? Kakavijë (Dropull)

???? Kuç (Himarë)

???? Kavajë, Lagjja Nr.1

???? Sohodoll (Dibër)

???? Vlorë, Lagjja “Pavarësia”

???? Katund i Ri (Durrës)

????Ril (Lezhë)

????Laknas (Kamëz)

????Larushkë (Krujë) 

????Nartë (Vlorë)

????Hajmel (Vau i Dejës)

????Pyll i Sodës (Vlorë)

????Fishtë (Lezhë) 

 

???? Vatrat më problematike janë aktualisht në:

 

???? Velahovë dhe Dhrovjan (Bashkia Finiq), ku operacioni po mbështetet nga Forcat Ajrore dhe automjete zjarrfikëse të FA; përpjeket janë përqëndruar në mbrojtjen e banesave; 

 

???? Tragjas (Vlorë), ku vatra e shuar një ditë më parë është riaktivizuar dhe po punohet me 12 efektivë të MZSH.

 

???? Bolenë (Himarë), ku situata është problematike, por ka përqendrim të forcave tokësore dhe ajrore për të izoluar sa më shpejt vatrat. 

 

???? Lofkënd (Mallakastër), ku prej orës 06:00 po punojnë mbi 75 forca dhe është izoluar vatra kritike.

 

???? Malaj i Epërm (Mirditë), ku vatra është fikur falë ndërjyrjes nga ajri nga avioni Canadair italian dhe situata mbetet në monitorim. 

 

???? Mali i Allushit (Klos), ku terreni i pjerrët ka shkaktuar riaktivizim të flakëve jashtë perimetrit të shuar më parë.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme