Sociale 15 January 2026, 10:20 Nga VNA

Zjarr tragjik në Korçë, humb jetën një 70-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Zjarr tragjik në Korçë, humb jetën një

Një zjarr me pasoja fatale është shënuar në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës ku si pasojë e tymit ka ndërruar jetë një 70-vjeçare brenda banesës së saj.

Viktima është identifikuar si Fluturie Potka. Burime bëjnë me dije se e moshuara ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, çka e ka bërë të pamundur reagimin në kohë për t’u shpëtuar flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara për t’u ngrohur. Mësohet se 70-vjeçarja ka pësuar edhe djegie në trup, ndërsa shkaku kryesor i vdekjes dyshohet të jetë asfiksia nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme