Sociale 26 August 2025, 15:12 Nga VNA

Zjarr në autostradën Lezhë-Milot, flakët përfshijnë një lokal dasmash

Ndaje në Whatsapp
Zjarr në autostradën Lezhë-Milot, flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot një sipërfaqe me shkurre pranë një lokali dasmash, buzë rrugës Lezhë–Milot. Për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa përreth, si dhe një restorant të madh dasmash që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forca të shumta zjarrfikëse u angazhuan menjëherë në terren për të penguar përhapjen e zjarrit dhe për t’i vendosur flakët nën kontroll. Pavarësisht përpjekjeve, flakët arritën të përfshijnë një pjesë të lokalit të dasmave, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Sipas raportimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz dhe vatra e zjarrit është vënë nën kontroll. Megjithatë, dëmet materiale në zonë mbeten të mëdha dhe autoritetet po bëjnë vlerësimet përkatëse.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme