Sociale 8 January 2026, 22:42 Nga VNA

Zjarr masiv në tregun e rrobave në lagjen “5 Maji”, digjen dy kapanone, mbi 50 subjekte të dëmtuara

Ndaje në Whatsapp
Zjarr masiv në tregun e rrobave në lagjen “5 Maji”, digjen

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme dy kapanone me rroba dhe mallra të ndryshme në tregun që ndodhet në rrugën dhe lagjen “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve zyrtare, për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë luftuar me zjarrin për më shumë se dy orë. Për shkak të intensitetit të flakëve dhe vështirësisë së ndërhyrjes, në ndihmë janë dërguar edhe forca zjarrfikëse nga bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan, si dhe forca nga ushtria.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë marrë masa për sigurinë e zonës dhe kanë evakuuar banorët përreth, pasi dyshohej për praninë e bombolave të gazit në afërsi të kapanoneve të përfshira nga flakët.

Deri në këto momente, raportohet se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në të paktën 50 subjekte tregtare që ushtronin aktivitetin e tyre në kapanonet e djegura. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Si shkak paraprak i zjarrit dyshohet një defekt në rrjetin e energjisë elektrike, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme