Sociale 7 November 2025, 09:40 Nga VNA

Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Volejbollistja ‘e shkatërruar’ nga hetimi për gjininë

Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar.

Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.

“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”

Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”

Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”

Mbështetja nga ekipi
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”

Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.

Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.

“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme