Sociale 8 January 2026, 08:28 Nga VNA

Vjosa del nga shtrati, përmbytje në disa zona – rrezikohet edhe furnizimi me ujë i Fierit

Ndaje në Whatsapp
Vjosa del nga shtrati, përmbytje në disa zona – rrezikohet edhe

Lumi Vjosa ka shënuar rritje alarmante të nivelit të ujit, duke kaluar mbi 9 metra dhe duke arritur pranë pikës së kuqe, ku janë përmbytur toka bujqësore dhe banesa. Situata paraqitet problematike edhe në Memaliaj, ku niveli i lumit ka arritur në 7.5 metra mbi nivelin e detit, çka tregon për prurje të shumta si pasojë e reshjeve intensive.

Sipas të dhënave, Vjosa ka mbuluar njësinë matëse hidrometrike, ndërsa rreth 100 hektarë tokë janë përmbytur. Deri më tani, 14 banesa raportohet se janë prekur nga uji.

Si pasojë e rritjes së prurjeve, prezencë uji është konstatuar edhe në Stacionin e Pompimit të Kafarajt, në Njësinë Administrative Frakull, prej nga bëhet furnizimi me ujë i qytetit të Fierit, duke ngritur shqetësime për vijimësinë e shërbimit.

Reshjet intensive të shiut vijojnë që prej ditës së martë, ndërsa autoritetet lokale janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të tregojnë kujdes të shtuar.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme