Sociale 12 August 2025, 08:53 Nga VNA

Vijon zjarri te Syri Kaltër dhe zonat përreth

Ndaje në Whatsapp
Vijon zjarri te Syri Kaltër dhe zonat përreth

Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, duke përbërë një rrezik serioz për natyrën, banorët dhe turistët. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, për shuarjen e flakëve janë angazhuar një avion i tipit Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Një ditë më parë, rreth 500 turistë u evakuuan nga zona për shkak të rrezikut të madh që paraqet zjarri, ndërsa aksi rrugor Muzinë–Sarandë u mbyll pasi flakët zbritën deri pranë rrugës, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Situata paraqitet alarmante edhe në Finiq, ku zjarri ka përfshirë disa fshatra dhe ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e disa banesave. Në zonën e Lekëlit, në Tepelenë, flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë, ndërsa u bëjnë thirrje banorëve dhe vizitorëve të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës civile.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme