Sociale 2 January 2026, 19:24 Nga VNA

Vijon të jetë i bllokuar aksi Përrenjas-Elbasan, qarkullimi i paralizuar dhjetëra kilometra

Ndaje në Whatsapp
Vijon të jetë i bllokuar aksi Përrenjas-Elbasan, qarkullimi i

Aksi kombëtar Përrenjas–Elbasan vijon të jetë i bllokuar prej orësh, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në automjete. Qarkullimi është thuajse i paralizuar në disa segmente, ndërsa temperaturat nën zero po e vështirësojnë edhe më tej situatën.

Sipas informacioneve nga terreni, radhët e automjeteve shtrihen nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar trafik të rënduar dhe lëvizje të pamundur në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.
Drejtuesit e mjeteve raportojnë pritje të gjata pa asnjë mundësi lëvizjeje, ndërsa shqetësimi rritet për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e bllokimit apo masat që po merren për normalizimin e qarkullimit, ndërsa situata mbetet problematike dhe pa zgjidhje të menjëhershme

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme