Sociale 7 May 2026, 14:13 Nga VNA

Vaji i ullirit mbetet stok në Mallakastër, fermerët: Po dalim me humbje

Ndaje në Whatsapp

Vaji i ullirit mbetet stok në Mallakastër, fermerët: Po dalim me

Kultivuesit e ullinjve në fshatrat e Mallakastër kanë ngritur shqetësimin për mungesën e tregut të shitjes së vajit të ullirit, duke deklaruar se sasi të mëdha të prodhimit kanë mbetur stok. Edhe pse ullinjtë e zonës njihen për traditën shekullore dhe cilësinë e lartë të vajit, fermerët thonë se vështirësitë në tregtim po i përballin me probleme serioze ekonomike.

Sipas tyre, prodhimi këtë vit ka qenë i bollshëm, çka ka shtuar nevojën për krijimin e pikave të grumbullimit në zonë. Kultivuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për krijimin e një marke identifikuese që do të ndihmonte në promovimin dhe eksportimin e ullinjve dhe vajit të ullirit të prodhuar në Mallakastër.

Fermerët theksojnë se kostot e kultivimit dhe përpunimit janë tepër të larta, duke nisur nga mirëmbajtja e ullishteve deri te përpunimi në fabrikë. Për shkak të mungesës së tregut, ata shprehen se shpesh janë detyruar ta shesin prodhimin nën kosto, ndërsa paralajmërojnë se, nëse situata vijon kështu, shumë prej tyre do të heqin dorë nga kultivimi i ullinjve për shkak të humbjeve të vazhdueshme.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme