Sociale 10 December 2025, 08:26 Nga VNA

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten, sidomos në fundvit

Ndaje në Whatsapp
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.

Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.

Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.

Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.

Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.

Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.

Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.

Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.

Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.

Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.

Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./Monitor

 

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme