Sociale 28 November 2025, 07:49 Nga VNA

Universiteti “nuk vlen”! Mbi 80% e vendeve të lira të punës në 2024 nuk kërkonin aftësi arsimore

Ndaje në Whatsapp
Universiteti “nuk vlen”! Mbi 80% e vendeve të lira të

Vitin e kaluar gati 80 për qind e vendeve të lira të punës që u shpallen nga Agjencia Kombëtare të Punësimit (ent publik ndërmjetësimi) ishin për punë me arsim elementar.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 u shpallën 61,624 vende të lira pune ose 1% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare, por pjesa dërrmuese e tyre janë për profesione që nuk kërkojnë arsim të kualifikuar.

Konkretisht, profesionet elementare përbëjnë 27.2% të vendeve të shpallura, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe të shërbimeve zënë 18.9%, punonjësit në industri 11.7% dhe 23 për qind për zejtarë. Të katër këto  kategori përbëjnë gati 80% të totalit të vendeve të lira të punës, duke treguar se kërkesa e tregut në Shqipëri vijon të jetë e përqendruar te punët që kërkojnë pak ose aspak arsimim profesional të avancuar.

Profesionet më të kërkuara në vitin 2024 ishin për pozicione si punëtorë prodhimi, magazinierë, pastrues, shitës, kamarierë, operatorë shërbimi, punonjës ndihmës në sektorin e ndërtimit apo industrisë përpunuese. Puna në këto profesione shpesh është fizike, me paga relativisht të ulëta dhe me kushte pune që kërkojnë fleksibilitet dhe qëndrueshmëri.

Kjo shpërndarje tregon se struktura e tregut të punës në vend mbetet e orientuar drejt sektorëve me produktivitet të ulët dhe punë manuale, ndërsa pozicionet që kërkojnë arsim të lartë ose aftësi të specializuara, si menaxherë, specialistë apo teknikë, zënë një përqindje shumë më të vogël.

Sektorët ekonomik të cilët shpallën më shumë vende të lira pune ishin industria përpunuese me 28.6% të totalit të kërkesave, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 17.8% të totalit të kërkesave, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe aktivitete të tjera shërbimi përkatësisht me 28%,  dhe dnërtimi me 9.4% të vendeve të lira të shpallura.

Krahasuar me një vit më parë vërehet një rënie me rreth 5 % të vendeve të lira të shpallura nga subjekte që lidhen me industrinë përpunuese dhe një rritje me rreth 4% e VLP-ve të shpallura nga sektori i Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor duke reflektuar në këtë mënyrë dhe dinamikat e tregut të punës nga prodhimi drejt shërbimeve. Kjo reflekton mungesën e transformimit drejt një ekonomie të bazuar në njohuri dhe teknologji, duke treguar se sfida e kalimit drejt profesioneve më të kualifikuara mbetet ende e madhe.

Struktura e tregut të punës po zhvendoset nga prodhimi drejt shërbimeve, por në profesione që nuk kërkojnë aftësi të larta arsimore. Të dhënat  e përpunuara nga  institucionet financiare ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria ka prodhuar më pak punësim për punonjës të kualifikuar se sa vendet në zhvillimin të Europës Juglindore në dy dekadat e fundit.

Punësimi ka ardhur në rritje, por nga kjo shtesë nuk po përfitojnë personat e arsimuar, por ato me aftësi elementare./ Monitor

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme