Sociale 9 April 2026, 11:26 Nga VNA

Uji, kapitali i fjetur i vendit, vetëm 1.8% përdoret për bujqësinë

Ndaje në Whatsapp
Uji, kapitali i fjetur i vendit, vetëm 1.8% përdoret për

Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas të dhënave të fundit statistikore të Organizatës së Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) bujqësia zë rreth 51% të gjithë ujit të ëmbël që tërhiqet nga lumenjtë, liqenet dhe burimet nëntokësore në rang global.

Në disa vende kjo shifër shkon deri në 90%, pasi bujqësia është motori kryesor i ekonomisë dhe kërkon vaditje intensive. Ndërsa Shqipëria përdor vetëm 1.87% për të rezervave të saj ujore për bujqësinë.

Sipas të dhënave zyrtare sipërfaqja potenciale që mund të vaditet llogaritet në rreth 225,000 hektarë, që përbën afërsisht 31% të totalit të tokës bujqësore në vend e cila është rreth 677,000 hektarë.

Të dhënat e AQUASTAT tregojnë se në nivel global, rreth 40% e prodhimit ushqimor vjen nga toka të vaditura artificialisht. Në shumë vende të botës, pa vaditje nuk ka prodhim. Shqipëria përdor shumë pak ujë për bujqësinë nën 2% në raport me atë që ka në dispozicion, çka tregon se Shqipëria shfrytëzon një pjesë fare të vogël të pasurisë së saj.

Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e tjera shifrat e Shqipërisë sugjerojnë se një pjesë e madhe e tokës bujqësore nuk punohet ose nuk vaditet në mënyrë sistematike, teksa një pjese mbështetet kryesisht te reshjet atmosferike. Kjo e veçon vendin tonë që  shfrytëzon vetëm një pjesë të vogël të tokës bujqësore dhe bazohet shumë pak të vaditja.

Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) ka krijuar një data-bazë AQUASTAT, e cila tregon përdorimin e rezervave ujore në botë, duke krijuar indeksin e stresit të ujit. Të dhënat e FAO-s konfirmojnë se Shqipëria gëzon një pozicion të lakmueshëm sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë së burimeve ujore, duke u distancuar ndjeshëm nga trendët shqetësuese globale të mungesës së ujit.

Sipas shifrave të përpunuara për vitin 2022, niveli i stresit ujor në vendin tonë ka mbetur në kuota minimale prej 3.56%, një vlerë kjo që është pothuajse pesë herë më e ulët se mesatarja botërore, e cila luhatet rreth 18%.

Ky tregues dëshmon se presioni që aktivitetet njerëzore dhe ekonomike ushtrojnë mbi burimet natyrore ujore në vendin tonë është pothuajse i papërfillshëm dhe një rezervë të madhe për zhvillim në të ardhmen që nuk po shfrytëzohet.

Analiza e këtyre të dhënave sugjeron se sfida kryesore për Shqipërinë nuk lidhet me sasinë e burimeve, por me potencialin e tyre ende të paprekur. Ndërsa bota po përballet me rritje të stresit ujor, ku vende si Jemeni shfrytëzojnë mbi 169% të burimeve të tyre duke rrezikuar tharjen totale, Shqipëria operon me marzhe të larta sigurie. Uji i bollshëm i pashfrytëzuar ofron një mundësi strategjike për rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e industrisë, pa cenuar ekuilibrat mjedisorë./ Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme