Sociale 24 December 2025, 07:27 Nga VNA

Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien polakët dhe spanjollët

Ndaje në Whatsapp
Turizmin këtë vit e mbajti Kosova dhe italianët, bien

Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngadaltë si efekt i kohës. Kosova mbetet vendi kryesor nga erdhën vizitorët gjatë këtij muaji. Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve treguan se 39 për qind e totalit të hyrjeve ishin shqiptarë të Kosovës.

Në muajin e 11 të vitit hynë në vend 245 mijë shtetas nga Kosova teksa një vit më parë 6.4 për qind më pak. Pas Kosovës, Italia mbajti peshën e dytë më të madhe me mbi 79 mijë vizitorë me një rritje me 7.7 për qind në raport me një vit më parë. Hyrjet nga Greqia ishin mbi 52 mijë gjatë nëntorit me një rritje prej 5.7 për qind në raport me nëntorin 2024, ndërkohë që grekët zënë një peshë prej 8.3 për qind ndaj totalit. Këtë peshë mbajnë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut që në nëntor ishin 52 mijë.

Grupe të tjera me rritje janë gjermanët me 9.5 për qind, spanjollët me 38 për qind, Izraeli me gati 5 herë më shumë se një vit më shumë së nëntori i një viti më parë.

Turoperatorët konfirmojë se ka një tendencë në rritje të të huajve për turet kulturore diçka që është nxitur nga linjat me kosto të ulët të fluturimeve por edhe fluturime direkte të dedikuara siç ishte rasti me Izraelin që ishte menduar si një linjë sezonale por u shty përtej verës.

Në fund të nëntorit numri i të huajve që hynë në Shqipëri shënoi shifrën 11.7 milionë me një rritje 6.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024. Tuoperatorët kishin pritshmërinë për një rritje të moderuar këtë vit ashtu sikurse rezultoi duke nënvizuar se e njëjta tendencë pritet të jetë dhe vitin e ardhshëm.

Ndër grupet që kanë mbajtur peshën kryesore të vizitorëve dominon turizmi patriotik ku hyrjet nga Kosova shënuan 4.4 milionë me një rritje5.2 për qind në raport me 11 mujorin e një viti më parë. Kosova mbajti 37.4 për qind të peshës në totalin e vizitorëve dhe pas saj Italia me 10.1 për qind të këtij totali.

Italianët vijojnë të frekuentojnë Shqipërinë edhe pse më shumë të shpërndarë përgjatë gjithë vitit dhe më pak në sezonin veror ndryshe nga tendenca e dy viteve më parë. Rritja e çmimeve në bregdet i ka bërë që fqinjët të mos ta shohin më si ekonomik pushimin e verës në Shqipëri por të preferojnë kryeqytetin për jetën dinamike të natës dhe qytetet e tjerë për kulinarinë dhe koston e ulët të akomodimit.

Në rritje këtë vit kanë qenë edhe hyrjet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi por edhe ato nga Greqia. Gjermanët shënuan një rritje me 21 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ndërkohë që Franca një rritje me 35 për qind. Të dy këto grupe tashmë po vendosen me kontrata garancie ku të fundit ishin francezët në Golem për vitin e ardhshëm.

Polonia shënoi rënie këtë vit me 8.6 për qind në raport me 11 mujorin 2024 ku sipas turoperatorëve kjo lidhet me shumë me një ulje të vizitorëve që vijnë individualisht teksa kontratat me garanci janë respektuar dhe kanë qenë në nivele më të larta. Në rënie ishin edhe spanjollët me 2.7 për qind.

Çekia e cila gjithashtu vjen me kontrata garancie në një pjesë të mirë të saj shënoi rritje 6 për qind këtë 11 mujor në raport me të njëjtën periudhë të 2024./Monitor.al

Video

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme