Sociale 25 Shtator 2025, 16:47 Nga VNA

Turizmi në Shqipëri në gusht u rrit 9%, rekord ikjet e shqiptarëve

Ndaje në Whatsapp
Turizmi në Shqipëri në gusht u rrit 9%, rekord ikjet e

Turizmi ka shfaqur shenja gjallërimi në muajin gusht, pas një pjesë të parë të vitit që nuk ishte shumë premtuese.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT bënë të ditur se në gusht në vend hynë 2.38 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 9.9% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. kjo është norma më e lartë e rritjes që nga janari, ndërsa në korrik, hyrjet e shtetasve të huaj ishin rritur vetëm me 0.39%.

Operatorët kishin pohuar se shtrenjtimi i çmimeve dhe problemet me infrastrukturën po ndikonin negativisht në ecurinë e turizmit në vend.

Megjithatë ata prisnin që gushti të shënonte kulmin e flukseve të turistëve në vend. Pritshmëritë janë pozitive edhe për sezonin e vjeshtës, pasi sezoni turistik po zgjerohet përtej muajve të nxehtë dhe ka shumë turistë që po vijnë përmes tureve kulturore, duke vizituar qytetet të ndryshme të vendit.

Për periudhën janar-gusht në vend kanë hyrë gati 9 milionë shtetas të huaj, duke u rrit me 5.2% me bazë vjetore. Ritmi është ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur për të njëjtën periudhë zgjerimi ishte 18.6%.

Edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit janë rritur. Sipas INSTAT, gati 1 milionë shtetas shqiptarë dolën nga vendi, me një rritje prej rreth 10%. Shtetasit shqiptarë kanë preferuar këtë vit për pushime shtetet fqinjë, kryesisht Greqinë, pas shtrenjtimit të turizmit në vend.

INSTAT raportoi se gjatë muajit Gusht 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 3.368.104 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,4 %, krahasuar me Gusht 2024.

3.335.824 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 12,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 986.240, duke pësuar një rritje me 5,1 %, krahasuar me Gusht 2024.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.381.864. Ky numër është rritur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në muajin Gusht 2025, 994.573 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,3 %, krahasuar me Gusht 2024.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Gusht 2025, janë 2.341.251. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 12,8 %.

Në Gusht 2025, 97 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.

Evropa Jugore zë 77 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 9 % dhe Europa Qendrore / Lindore me 8 %.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale. Në Gusht 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 9,8 %, krahasuar me Gusht 2024.

Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 23,3 %./Monitor

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme