Sociale 18 February 2026, 07:29 Nga VNA

Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime

Ndaje në Whatsapp
Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë

Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike tw dekadws sw fundit. Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025 Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.

Në vitin 2011, migracioni neto ishte rreth -18,765 persona dhe mbeti në interval të ngjashëm deri në vitin 2015, kur regjistroi rreth -20,600 persona.

Në vitet 2016-2018 u vu re një përmirësim i përkohshëm, migracioni neto u ngadalësua në -9,473 në 2016 dhe rreth -15 mijë në 2017-2018 për shkak të valës së lartë të kthimeve të azilantëve që ikën në Gjermani në 2015.

Megjithatë, pas vitit 2019 prirja ndryshoi sërish në mënyrë të fortë negative. Në vitin 2019 migracioni neto arriti -23,082 persona, ndërsa në vitin 2020 u regjistrua rreth -16,684 persona, një vit i ndikuar nga kufizimet e pandemisë që frenoi përkohësisht lëvizjet ndërkombëtare.

Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.

Në vitin 2025, ndonëse me rënie, mbeti shumë i lartë, rreth -28,836 persona.

Kjo prirje tregon se pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu dhe e përforcoi atë në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë vendit kanë nxitur një valë të re largimesh.

Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.

Më këtë ecuri Shqipëria po futet në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit. Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë. Grup-mosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë.

Të dhënat tregojnë se e shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive. Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së, dhe zanatçinj të kualifikuar dhe shumë bashkime familjare.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për tu larguar./ Monitor

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme