Sociale 18 Mars 2026, 08:59 Nga VNA

Tregu i karburanteve, cilët janë importuesit më të mëdhenj; A ka monopol?!

Ndaje në Whatsapp
Tregu i karburanteve, cilët janë importuesit më të

Konsumi i karburanteve në vend ka shënuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, i ndikuar si nga shtimi i numrit të mjeteve në qarkullim ashtu dhe nga turizmi.

Në vitin 2025 u importuan një rekord prej rreth 740 mijë tonë karburante, sipas Ministrisë së Financave, me rritje 13% në krahasim me 2024-n dhe 85% më shumë se në 2019-n.

Por, cilat janë kompanitë që sjellin karburantin që furnizon mbi 1 milionë makina në qarkullim në vend.

Sipas të dhënave të detajuara nga Doganat, në vitin 2025 kishte 250 shoqëri karburanti që tregtuan naftë me shumicë. (importi me shumicë kryhen nga shoqëritë anonime dhe tregtimi me pakicë nga shpk-të).

Aktori më i madh në treg është “Kastrati Energy Trade”, që importoi 265 mijë tonë, ose gati 36% të totalit.

Në vend të dytë është “Gega Oil”, që importoi 158 mijë tonë ose 21.4% të totalit.

I treti është “Europetrol Durrës Albania”, me markën “Eida”, me 114 mijë tonë, ose 15.4% të totalit.

Të tre këto operatorë realizuan 72.7% të totalit të importeve në 2025-n.

I katërti është “Bolv Oil”, me 61 mijë tonë importe, ose 8.3% të totalit.

Në tregun e pakicës, dominimi i kompanive të mëdha është shumë më i ulët. Sipas të dhënave nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, nga rreth 1400 pika karburanti që ka në vend, 34% të tyre i zotërojnë 3 tregtuesit e parë të shumicës (Kastrati, Europetrol dhe Gega).

Sipas Shoqatës, në treg jo vetëm që nuk ka monopol apo oiligopol, po ka më shumë operatorë sesa duhen, pasi duke copëtuar një treg kaq të vogël në shumë duar, mesatarisht shtrenjtohen kostot dhe për rrjedhojë çmimet me 12 lekë për litër më shumë shpenzime operimi.

Rritja e çmimit të naftës në bursa, që i ka kaluar 100 dollarë për fuçi, pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë që dhe në Shqipëri nafta të arrijë në gati 200 lekë për litër në tregun e pakicës.

Shtrenjtohet sërish nafta, çmimi i pakicës arrin rreth 200 lekë për litër; Rritet 6 lekë

Pak ditë më parë, kryeministri Rama njoftoi se që një nga objektivat e qeverisë është krijimi i një faktori shtetëror në tregun e naftës, një force publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët.

“Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës dhe shumë shpejt do të japim. Duke vënë në dispozicion kapacitetin dhe garancinë e shtetit do të bëhet shumë më e lehtë për të pasur marrëveshje me kompanitë që shpërndajnë naftën që të kenë qëndrueshmëri afatgjatë”, u shpreh kryeministri.

Shoqata e Hidrokarbureve thotë se edhe nëse krijohet Enti Shtetëror, si çmimi i blerjes në bursat ndërkombëtare ashtu dhe taksat e kostot e tjera do të jenë të njëjta!

Shoqata e Hidrokarbureve thotë se arsyeja kryesore e çmimit të lartë lidhet me taksat që paguhen mbi naftën, që aktualisht janë mbi 100 lekë për litër, duke përbërë gjysmën e çmimit.

Sipas Shoqatës, nëse nafta blihet sot, çmimi duke futur vetëm koston e blerjes në bursa dhe taksat kryesore (akcizë, taksë qarkullimi, taksë karboni dhe TVSH) është gati 189 lekë për litër.

Këtu nuk përfshihet norma e fitimit, taksa vendore, kostot e punës, transport nga depot në rrjet, energji, firo ligjore, amortizimi, kredi bankare etj. Për një pikë karburanti që shet 1500 litra në ditë, kosto nga tarifat dhe taksat e tjera është 5.4 lekë për litër. Duke shtuar pagat, sigurimet, energji elektrike, kosto e shtuar është 18.8 lekë për litër, duke e çuar çmimin, pa përfshirë normë fitimi në rreth 208 lekë për litër.

Sipas Shoqatës, qartazi akoma nuk është transferuar çmimi i rritur në pika, pasi kompanitë po shfrytëzojnë akoma gjendjen që kanë në rrjet. Për më tepër, thotë Shoqata, edhe për naftën që është blerë më herët më lirë, taksat llogariten në bazë të çmimit të Platts në ditën që nafta hidhet në treg.

I pyetur nëse ka abuzime me çmimet, Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve thotë: “I ftoj të gjithë ato që bëjnë sikur shqetësohen për konsumatorët, që të mos bëjnë propagandë, pasi nuk është e ndershme as momenti të fitojnë popullaritet duke shfrytëzuar një situatë krize. Së pari, po i ftoj të vinë pranë depove të grosistëve të ushtrojnë kontroll  dhe po gjetën karburante me çmime të mbyllura, më parë të kërkojnë konfiskimin e saj e më pas le ta hedhin falas në treg. Së dyti, të shohin a reflektohet çdo ditë çmimi siapas tregut ndërkombëtare dhe taksave. Së treti, të marrin mundimin të nxjerrin koston e një litri naftë nga dalja e magazinës së lirë deri tek konsumatori dhe këtu do të kuptohet që shumë nuk ia kanë idenë si llogaritet kosto. Pra kushdo që vërtet do të mbrojë interesin publik të zëvendësojë me ndershmëri opinionin me faktin. Për manipulatorët nuk kam ilaç”, thotë Aliaj./Monitor

Video

Një video nga prapaskenat e klipit të Katy Perry për këngën “Watch It Burn” u bë virale dhe mblodhi miliona shikime. Pamjet tregojnë artisten të rrethuar nga flakë gjatë performancës, duke shqetësuar fansat që menduan se ishte në rrezik real. Shumë reagime në rrjete sociale vunë në dyshim sigurinë gjatë xhirimeve dhe spekuluan për një incident. Burime nga industria sqaruan se bëhej fjalë për një skenë të kontrolluar me efekte piroteknike profesionale. Kostumi rezistent ndaj zjarrit dhe prania e ekipeve të sigurisë garantonin që nuk kishte rrezik për këngëtaren.

Një aksident zinxhir në tunelin Villafranca në Sicili. Në aksident u përfshinë rreth 80 automjete, përfshirë furgonë, makina dhe mjete të rënda. Për shkak të përplasjes së madhe, qarkullimi në autostradë u bllokua plotësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda tunelit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Pas 35 vitesh ja kush sfidon seriozisht Sali Berishën për postin e kryetarit të PD…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme