Sociale 4 March 2026, 08:35 Nga VNA

Transporti i mallrave rrit tarifat deri në 10%, pas konfliktit në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Transporti i mallrave rrit tarifat deri në 10%, pas konfliktit në

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja, menjëherë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, të parët që kanë reaguar në vend nga ndryshimet e kostos janë kompanitë e transportit të mallrave tregtarë në rrugë tokësore dhe detare.

Nga sot kompanitë e transportit të mallrave raportojnë se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri 10% më të larta se para nisjes së sulmeve. Drejtuesit e kompanive të transportit pohojnë se prej fundjavës janë furnizuar me naftë me çmim deri 10% më të lartë.

Kompanitë e transportit të mallrave në rrugë tokësore pohuan që kanë rritur tarifat nga 6 deri 7% më shumë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës deri 25 lekë.

“Çmimi i naftës është rritur me 10%, duke ndikuar drejtpërdrejt në tarifat e transportit, të cilat në vend janë rritur nga 6 në 7%. Nafta përbën 60-70% të kostos totale të transportit, prandaj çdo rritje e saj ka efekt të madh për tarifat e transportit. Në vendin pasi ekzistojnë pabarazi, konkurrencë e pa ndershme dhe inflacion, rritja nuk është reflektuar në të njëjtën masë me rritjen e çmimit të naftës”, thotë Rodolf Xhillari nga kompania “Balkan Trans Albania”.

Sipas të dhënave të marra nga operatorët, p.sh. tarifa për eksport mallrash nga Durrësi për Milano në rrugë tokësore varion nga 1500 euro në 1700 euro dhe importi nga Milano në Durrës 2500 euro. Pas rritjes së çmimeve tarifat për eksport mallrash variojnë nga 1600 deri 1800 euro për kamion dhe për import  deri 2,700 euro.

Prej fundjavës edhe çmimet e transportit detar janë rritur 10% për shkak të rritjes së çmimit të naftës në bursat e huaja.

Artur Dedja nga kompania “Dedja Shipping” shpjegoi se nisja e sulmeve shkaktoi frikë dhe pasiguri te operatorët të cilët nxituan të siguronin furnizimet me lëndë të burimeve djegëse.

“Pra si çmimet e naftës dhe transportit u rritën për shkak të frikës nga konflikti, sepse Irani, pjesë e OPEC, po godet rafineritë e rajonit, jo sulmuesit. Qëllimi i këtij veprimi është të krijojë pasiguri dhe trazira në treg, jo vetëm të reagojë ndaj sulmeve”.

Por gjithashtu këto ditë pritet të reflektohet edhe në tregun e shitjes me pakicë në vend çmimi i rritjes së naftës në bursat e huaja.

Nga Shoqata e Hidrokarbureve u tha pas nisjes së sulmeve furnizimet me naftë u bënë me çmim 900 USD për ton nga 740 USD për ton që ishte çmimi i furnizimeve me shumicë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Ndërsa në bursat e huaja ditën e djeshme (3 Mars) çmimi i naftës arriti 84 -85 USD për fuçi nga 75 USD për fuçi që arriti çmimi maksimal ditën e hënë./ Monitor

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme