Sociale 26 November 2025, 15:14 Nga VNA

Tjetër sherr nxënësish me plagosje, që tregon dështimin e qeverisë për sigurinë në shkolla

Ndaje në Whatsapp

Tjetër sherr nxënësish me plagosje, që tregon dështimin

Konflikti mes adoleshentëve në Durrës, ku një prej tyre mbeti i plagosur rëndë, vërteton sërish dështimin e politikave të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme për sigurinë e shkollave.

Tetë nxënës të gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” në zonën e Kënetës u përfshinë në një përplasje që nisi në rrjetet sociale, u zhvendos brenda ambienteve të shkollës dhe përfundoi në një konflikt fizik jashtë saj. 15-vjeçari u godit katër herë me thikë, një prej të cilave prek organe jetësore, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Në shtator të këtij viti, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu prezantuan një plan masash për sigurinë në shkolla, duke deklaruar se “në shkollat publike janë vendosur oficerë sigurie të cilët do të garantojnë mbrojtjen e nxënësve nga çdo fenomen negativ, përfshirë dhunën dhe rreziqet online”. Sipas tij, oficerët do të asistoheshin nga Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake për të monitoruar dhe parandaluar incidente brenda dhe përreth shkollave.

Megjithatë, realiteti duket se është ndryshe. Ngjarja e djeshme tregon se masat e prezantuara shërbejnë më shumë si propagandë sesa si mbrojtje reale për nxënësit. Ndërsa shkollat nga institucione që duhet të jenë shembulli i dijes dhe i sigurisë, janë kthyer në arena dhune mes të rinjve.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në tetor, një ngjarje e ngjashme ndodhi në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ku dy të mitur u plagosën me thika gjatë një konflikti mes bashkëmoshatarësh, njëri prej të cilëve me plagë të thella në kraharor.

Rastet e dhunës mes të rinjve në shkolla pasojnë njëra-tjetrën që nga tragjedia e një viti më parë, kur 14-vjeçari Martin Cani u vra pas një përplasjeje të ngjashme jashtë shkollës. Pavarësisht reagimeve të opinionit publik, qeveria ka mbetur vetëm tek premtimet me kamera dhe policë në shkolla që nuk kanë arritur të parandalojnë këto incidente.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme