Sociale 19 Shkurt 2026, 13:23 Nga VNA

Tirana ndër qytetet më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie, renditet e dyta pas Lisbonës

Ndaje në Whatsapp

Tirana ndër qytetet më të papërballueshme në

Tirana është renditur si qyteti i dytë më i papërballueshëm në Europë për blerjen e një prone, sipas raportit më të fundit të platformës ndërkombëtare Numbeo, që mat raportin mes çmimeve të pronave dhe të ardhurave. Me një raport 17.9, kryeqyteti shqiptar renditet menjëherë pas Lisbonës, e cila mban vendin e parë me 19.4, dhe përpara qyteteve si Spliti me 17.8, Milano me 17.8 dhe Beogradi me 17.0.

Ky tregues mat sa herë më i lartë është çmimi i një banese krahasuar me të ardhurat vjetore të një familjeje, dhe sa më i lartë të jetë raporti, aq më e vështirë bëhet blerja e një shtëpie për banorët vendas. Pozicionimi i Tiranës në vendin e dytë tregon një nivel shumë të ulët përballueshmërie, madje më problematik se në shumë qytete të vendeve më të pasura europiane.

Në Itali, për shembull, Milano ka një raport prej 17.8, ndërsa Roma është ndjeshëm më poshtë me 14.6. Në Spanjë, Madridi rezulton me 12.4, Barcelona me 11.8, ndërsa Malaga me 11.4. Edhe Athina dhe Selaniku kanë një raport prej 14.0, duke mbetur nën nivelin e Tiranës. Në rajon, edhe pse tregjet imobiliare kanë pësuar rritje të fortë, Tirana mbetet ndër më pak të përballueshmet, me Beogradin në 17.0, Ljubljanën në 14.8, Shkupin në 13.4 dhe Zagrebin në 11.4.

Kjo renditje reflekton një zhvillim të shpejtë të çmimeve të pronave në kryeqytetin shqiptar gjatë viteve të fundit, ndërkohë që të ardhurat kanë mbetur shumë më të ulëta se në vendet e Bashkimit Evropian. Në shumë zona të Tiranës, veçanërisht në qendër dhe në projektet e reja, çmimet e apartamenteve kanë arritur në 2000 deri në 3000 euro për metër katror, ndërsa paga mesatare neto në vend llogaritet rreth 600 deri në 750 euro në muaj.

Kjo diferencë e madhe mes çmimeve dhe të ardhurave ka bërë që blerja e një banese të bëhet gjithnjë e më e vështirë për familjet shqiptare, duke kërkuar angazhime financiare afatgjata dhe shpesh kredi të konsiderueshme. Në të njëjtën kohë, tregu është ndikuar edhe nga kërkesa për investim, përfshirë blerjet nga emigrantët dhe investitorët, si dhe nga zhvillimi i projekteve të reja rezidenciale me çmime më të larta.

Renditja e Numbeo nxjerr në pah kontrastin mes nivelit të të ardhurave në Shqipëri dhe çmimeve të pronave, duke e vendosur Tiranën në të njëjtin nivel për sa i përket përballueshmërisë me disa nga tregjet më të shtrenjta të Europës. Ky zhvillim konfirmon se, ndonëse Shqipëria mbetet një nga vendet me paga më të ulëta në kontinent, çmimet e banesave, veçanërisht në kryeqytet, janë rritur me ritme shumë më të shpejta, duke e bërë pronësinë e një shtëpie gjithnjë e më pak të arritshme për një pjesë të madhe të popullsisë./ekofin.al

Tirana ndër qytetet më të papërballueshme në

 

Video

Marina meksikane ka kapur një nëndetëse me rreth 4 ton kokainë në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve perëndimore të vendit. Lajmi u njoftua ministri i Sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve, Omar Garcia Harfus. Gjithashtu raportohet se nga ky operacion janë arrestuar edhe tre persona.

Arti në rërë i një artisti nga Gaza mirëpret fillimin e Ramazanit Artisti palestinez Yazeed Abu Jarad skaliti me rërë fjalët “Mirë se vjen Ramazani” në plazhin e Deir el-Balah, në pjesën qendrore të Rripi i Gazës, një ditë përpara nisjes së muajit të shenjtë mysliman.

Jozefina Topalli nuk e fsheh dot adhurimin kur kishte përballë Fatos Nanon dhe Arta Daden

Fakti që sulmi me molotovë fillon gjithmonë fill pas tundjes sime të flamurit është krejt rastësi

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme