Sociale 6 Shtator 2025, 20:40 Nga VNA

Tirana e fundit në Europë për furnizimin me ujë të pijshëm, vetëm 5 orë në ditë

Ndaje në Whatsapp
Tirana e fundit në Europë për furnizimin me ujë të

Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet e ujësjellësit rrjedh vetëm 3 orë, 1 paradite, 1 pasdite dhe 1 në darkë. Në pallatet e ndërtuara para viteve ’90 situata është më problematike, pasi nuk kanë depozita të mëdha nëntokësore, por vetëm ato mbi tarraca.

Kryeqyteti furnizohet me orare të përcaktuara. Disa lagje kanë dy herë në ditë, kryesisht në mëngjes, në orarin 06:30 ose në mbrëmje në orën 19:00 deri në orën 21:00. Disa lagje të tjera furnizohen tre herë, por qytetarët thonë se është e pamjaftueshme.

Por ka edhe zona, ato në periferi, ku popullsia është shtuar me ritme të shpejta, që nuk furnizohen me ditë të tëra.

Mungesa e ujit të pijshëm po prek jo vetëm banorët, por edhe mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë Tiranën. Shumë prej atyre që akomodohen në Airbnb në pallatet e vjetra nuk arrijnë as të lahen.

Tirana është kryeqyteti i vetëm në rajon dhe Europë që ka këtë nivel skandaloz të furnizimit me ujë. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se kryeqyteti ynë është në vend të fundit.

Prishtina, që është në vendin e dytë, ka 16 deri në 20 orë ujë në ditë. Kryeqytetet e tjera si Shkupi, Podgorica, Sarajeva, Beogradi, Sofja apo Athina kanë 24 orë ujë pa ndërprerje./ TV Klan

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme