Sociale 1 September 2025, 18:18 Nga VNA

Thatësira dëmton të mbjellat me misër në Myzeqe, shiu mbërriti shumë vonë

Ndaje në Whatsapp
Thatësira dëmton të mbjellat me misër në Myzeqe, shiu

Sezoni i këtij viti ka qenë veçanërisht sfidues për fermerët e Myzeqesë, të cilët përballen me rendimente të ulëta të misrit, të ndikuara drejtpërdrejt nga thatësira e zgjatur dhe mungesa e sistemit të vaditjes.

Megjithëse misri u mboll në sipërfaqe të konsiderueshme, korrja që ka nisur prej disa ditësh po tregon se prodhimi është shumë më i ulët krahasuar me sezonet e mëparshme. Dëmet më të mëdha janë regjistruar në zonat ku mungon ujitja, veçanërisht në fshatrat e Patosit, ku tharja e rezervuarit të Kurjanit ka lënë toka të tëra pa ujë.

Soni Semanjaku, fermer nga fshati Sheqishtë, tregon se ka mbjellë 8 hektarë me misër, por rezultati ka qenë zhgënjyes: “Kemi punuar me shpresën për një prodhim të mirë, por mungesa e ujit na ka dëmtuar rëndë.”

Ndërkohë, fermerë të tjerë, si një banor nga fshati Belinë, kanë zgjedhur të mos rrezikojnë me kultura që kërkojnë vaditje intensive. Ai ka mbjellë elb dhe grurë, të cilat janë më rezistente ndaj thatësirës.

Në territorin e bashkisë së Patosit mungojnë rezervuarë aktivë për furnizimin e sistemit vaditës. I vetmi burim – rezervuari i Kurjanit në Rroskovec – është tharë për shkak të kushteve ekstreme të motit këtë sezon. Edhe pse lumi Seman ndodhet pranë, ai nuk mund të përdoret për ujitje për shkak të disnivelit mes lumit dhe tokave bujqësore.

Ndikimi i thatësirës është ndjerë në gjithë qarkun e Fierit, përfshirë edhe zonat ku, në kushte normale, 80% e tokave ujiten rregullisht. Drejtoria e Bujqësisë ende nuk ka publikuar të dhënat zyrtare për rendimentin e këtij viti, por parashikimet tregojnë një ulje të dukshme krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, një dritë jeshile për fermerët është rritja e çmimit të misrit, i cili mund të zbusë disi humbjet nga prodhimi i dobët.

 

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme