Sociale 15 Prill 2026, 14:16 Nga VNA

Tenderi i fiskalizimit thyen rekord për ankimime, përfundon sërish në KPP, shkak vlerësimi

Ndaje në Whatsapp

Tenderi i fiskalizimit thyen rekord për ankimime, përfundon

Tenderi i fiskalizimit i hapur në prill të vitit të shkuar, ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik. Një prej operatorëve ka shprehur rezerva në fazën e vlerësimit të kësaj procedure e cila ka një fond limit mbi 7.7 milionë euro.

Ecuria e deritanishme e kësaj procedure ka qenë komplekse duke thyer rekord për afatin në të cilën është shtrirë procedura që rezulton plot një  vit por edhe numrin e shpeshtë të ankimimeve në KPP.

Për herë të fundit ky komision i hoqi pezullimin procedurës që ka për autoritetit kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në muajin shkurt duke i hapur rrugë vijimit të procedurave të cilat shënuan mbylljen në 5 mars 2026. Tenderi me objekt kontrate “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” tashmë ka kaluar në fazën e vlerësimit dhe duket se pikërisht këtu qëndrojnë edhe rezervat sipas ankesës së publikuar këtë të mërkurë.

Ky nuk është tenderi i parë që lidhet me sistemet e IT dhe shërbime të lidhura me to që zvarriten mes ankimimeve. Më herët i njëjti problem u shfaq për sistemin e Thesarit dhe AFMIS  ndërkohë vonesa pati edhe shërbimi i internetit në institucionet publike. Këto vonesa shfaqën efekt zinxhir në disa raste dhe në shërbime që lidheshin me punën e institucioneve.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve u hap në prill të vitit të shkuar. Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardëare). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimi./Monitor.al/

Video

Siç ka premtuar kryeministri, hapsirat publike janë liruar. Këto zjarrfikëset e reja janë pak obeze

Rrini të qetë… QSUT do të shkëlqejë dhe premtimi do të mbahet. Thjesht duhet të prisni dhe qindra vjet

Një pallat u dogj sot thuajse plotësisht ndërsa jeta e banorëve u rrezikua seriozisht. Këto janë momentet kur forca të policisë dhe të zjarrfikësve hynë në pallat mes flakëve për të shoqëruar jashtë banorët.

Zjarri tek kompleksi i kompanisë Arlis, helikopterët Cougar furnizohen me ujë tek Liqeni Farkës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme