Sociale 27 Gusht 2025, 09:00 Nga VNA

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Ndaje në Whatsapp
Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Ndonëse në raport me 2018-n, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune gati është dyfishuar, të huajt kanë arritut të mbushin vetëm një qoshe të boshllëkut që ka lënë largimi i shqiptarëve në emigracion. Të punësuarit e huaj në 2024-n përbëjnë vetëm 2% të të punësuarve gjithsej kontribuues në sektorin privat, ku ka gjithsej rreth 560 mijë punonjës, sipas INSTAT.

Që para pandemisë, në vend filloi të ndihej mungesa e fuqisë punëtore vendase, si rrjedhojë e emigracionit, kryesisht të të rinjve si dhe plakjen graduale të popullsisë. Hendekun që u krijua nga rënia e fuqisë punëtore të disponueshme vendase, shumë biznese u munduan ta zëvendësonin duke punësuar të huaj. Fillimisht u tentua me punonjës nga Azia, kryesisht Bangladeshi. Kjo skemë rezultoi shpejt e dështuar, pasi ata e përdorën Shqipërinë si një tranpolinë për të ikur në vendet e tjera të BE-së. Shqetësuese ishte edhe mungesa e kualifikimit profesional, pasi të huajt e punësuar në Shqipëri rezultuan se nuk kishin bërë punë të ngjashme.

Më pas u tentua me punonjëset nga Nepali, kryesisht në sektorin e fasonit. Indianët ishin një tjetër zgjedhje, që u tentuan edhe në bujqësi. Zhvillimi i turizmit i vuri sipërmarrjet para emergjencës së punonjësve në shërbim. Kombësia më e re që po punësohet së fundmi është  Afrika.

Të dhënat sipas sektorëve janë të disponueshme për vitin 2023. Në vend të parë për lejet për punë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me rreth 20% të totalit, rreth 12% në ndërtim dhe 10% sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

“Skema për prurjen e punonjësve të huaj vijon të jetë problematike. Shumë prej tyre po e përdorin Shqipërinë si vend trampolinë për të kaluar drejt Greqisë me qëllim punësimin në ishuj gjatë sezonit turistik ku pagat për kamerierë dhe banakierë profesionistë kanë arritur deri në 4 mijë euro”, sipas Kryetarit të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj. Po ashtu, një pjesë synojnë të largohen drejt vendeve të Bashkimit Europian, për t’u bashkuar me familjarët”.

Një tjetër sfidë e madhe, sipas tij, është mungesa e kualifikimit profesional. “Edhe pse disa prej punonjësve të huaj vijnë me përvojë nga vende me turizëm të zhvilluar, siç është Dubai, ata shpesh rezultojnë të jenë të patrajnuar për standardet e shërbimit në Shqipëri. Shumica kanë kryer punë ndihmëse dhe nuk janë të përgatitur për pozicione profesionale në sektorin e shërbimit në bare dhe restorante”, thekson z. Jahaj.

Deri më tani, punonjësit e huaj më besnikë ndaj vendeve të punës në Shqipëri rezultojnë të jenë filipinasit. “Në shumë bare dhe restorante të kryeqytetit vijon të vërehet një qëndrueshmëri më e madhe me punonjësit nga Filipinet. Ata tregohen më korrektë ndaj kontratës së punës, çka lidhet me kulturën e disiplinës në punë dhe përvojën në sektorin e turizmit në vendin nga i cili vijnë”.

Sipas Erald Pashajt, Drejtor Ekzekutiv i “EPPC Albania & Kosova”, një prej kompanive më të mëdha të konsulencës në fushën e burimeve njerëzore, numri i punonjësve të huaj në Shqipëri pritet të vijojë të rritet në vitet e ardhshme, si pasojë e zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Megjithëse shumë prej tyre vazhdojnë ta shohin Shqipërinë si një shtet tranzit për të kaluar më tej drejt vendeve të Bashkimit Europian, z. Pashaj thekson se ky trend rritjeje do të shoqërohet edhe me sfida, duke përfshirë nevojën për politika efektive që mundësojnë integrimin social dhe profesional të të huajve në tregun shqiptar të punës./MONITOR

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme