Sociale 20 Prill 2026, 07:45 Nga VNA

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

Ndaje në Whatsapp
Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat

Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë shtëpinë me ditë, apo me afate më të gjata.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të arkëtimet e TAP mbi të ardhurat nga qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025 nga 5.3 miliardë lekë më 2024 me rritje 8.5%.

Paralelisht me vlerën e tatimit të mbledhur, edhe vlera zyrtare e qirave të tatuara ka shënuar të njëjtin trend rritës.

Baza e vlerës mbi të cilën llogaritet ky tatim ishte 38,6 miliardë lekë më 2025, me zgjerim mbi 3 miliardë lekë brenda një viti, në krahasim me vlerën 35.6 miliardë lekë në 2024. Kjo rritje tregon jo vetëm zgjerimin e numrit të kontratave të deklaruara, por edhe një reflektim e rritjes së çmimeve të qirave në tregun vendas dhe rritjes së vlerës së referencave.

Tatimi mbi qiranë është një tatim i mbajtur në burim në masën 15%. Procesi ndryshon në varësi të statusit të palëve të përfshira. Në rastin kur individi i jep qira një biznesi, qiramarrësi ka detyrimin ligjor të mbajë 15% të vlerës bruto të qirasë dhe ta derdhë atë në llogarinë e Tatimeve brenda datës 20 të muajit pasardhës.

Ndërsa në rastin kur një individ  i jep me qira një pronë një individi tjetër pronari i pasurisë (qiradhënësi) duhet të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin prej 15%. Shpesh ky proces lidhet me regjistrimin e kontratës së qirasë në noter dhe më pas pranë zyrave të Kadastrës ose Tatimeve.

Tatimet  aplikojnë çmimet e referencës për metër katror për tatimin mbi qiranë. Duke qenë se çmimet e apartamenteve sidomos në Tiranë dhe bregdet janë rritur ndjeshëm, shumë individë e kanë të pamundur blerjen dhe i drejtohen qirasë, duke rritur kërkesën dhe rrjedhimisht çmimet.

Një pjesë e madhe e stokut të banesave ka kaluar nga qira afatgjatë në qira afatshkurtër për turistët.

Sipas të dhënave të mëparshme nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb dhe Expedia (dhe në disa raste Booking.com) se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%. Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

Sipas të dhënave nga AirDNA dhe Expedia, në vitin 2025, vetëm nga këto apartamente të matura, u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë, sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare (përgjithësisht në verë). Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet.

Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit). Qiraja më e lirë që mund të gjesh sot në kryeqytet është 250 – 300 euro në zonat periferike, ndërsa afër dhe në qendër, çmimet variojnë nga 500 – 1000 euro në muaj. Për vilat, kostot arrijnë në 300 – 5000 euro në muaj.

Gjithashtu zhvendosja e vazhdueshme e popullsisë drejt Tiranës për punësim dhe edukim mban kërkesën në nivele maksimale, pavarësisht ndërtimeve të reja.

Për buxhetin e shtetit dhe pronarët shtrenjtimi i qirave do të thotë më shumë të ardhura, por për qiramarrësit, te rinjtë dhe familjet e reja kthehet në një kosto të shtuar që shpesh tejkalon rritjen e pagave, duke e bërë qiramarrjen të papërballueshme./Monitor

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme