Sociale 30 April 2026, 17:06 Nga VNA

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Ndaje në Whatsapp

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me

Në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rrezik varfërie ose përjashtim social, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat, që mat treguesin (AROPE- At risk of poverty or social exclusion).

Kjo do të thotë që të paktën 37% e familjeve në vend ndodhën në të paktën një nga tre situatat: në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune.

Personat numërohen vetëm një herë, edhe nëse preken nga më shumë se një prej këtyre kushteve. Konkretisht, në Shqipëri 44.5% e familjeve në Shqipëri, ose kanë të ardhura sa 60% e medianës kombëtare, ose nuk paguajnë dot fatura, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimet, ose jetojnë në një familje ku shumica e anëtarëve punojnë shumë pak, ose një kombinim i disa prej këtyre kushteve.

Shqipëria e ka këtë tregues më të lartin në Europë dhe shumë mbi mesataren europiane prej 19.8% për familjet pa fëmijë dhe 22.1% për familjet me fëmijë (20.9% mesatare).

Përkundrejt rritjes së kënaqshme ekonomike në shifra dhe treguesve stabël makro, që ka pasur vendi vitet e fundit, niveli i lartë i këtij treguesi është një sinjal, që zhvillimi nuk ka qenë gjithëpërfshirës, përsa kohë që varfëria në vend vijon të jetë e lartë.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë, sipas të dhënave të fundit të FMN-së për vitin 2026 janë 12.5 mijë dollarë, nga 4.1 mijë dollarë në vitin 2010. Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, që e ka këtë tregues rreth 12 mijë dollarë për të njëjtën periudhë, ndërsa në 2010-n e kishte 4.8 mijë dollarë. Por, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet më e ulët se në Maqedoni, pavarësisht të ardhurave të rritura.

Varfëria e familjeve shqiptare është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë 23% e familjeve pa fëmijë dhe 34.8% e familjeve me fëmijë. Në Serbi, këta tregues janë përkatësisht 27.6 dhe 21.4 (i vetmi në rajon ku familjet më fëmijë kanë nivel më të ulët varfërie se ato me fëmijë).

Edhe Maqedonia e Veriut, të cilës ia kaluam së fundmi për të ardhurat për frymë, ka 24.4% të familjeve pa fëmijë në varfëri dhe 29% të atyre me fëmijë. Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bonjën.

Për të ardhurat për frymë, sipas FMN-së, kryeson Serbia (17.2 mijë dollarë) e ndjekur nga Mali i Zi (16.4 mijë dollarë). Bosnja dhe Kosova renditen poshtë Shqipërisë, me përkatësisht 10.7 mijë dollarë dhe gati 9 mijë dollarë.

Kur konsiderohesh në rrezik varfërie

Sipas Euriostat, Treguesi “në rrezik varfërie” mat përqindjen e personave që jetojnë me të ardhura më të ulëta se një prag i caktuar në vendin e tyre. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në rrezik varfërie nëse të ardhurat e tij të disponueshme (pas transfertave sociale) janë nën 60% të të ardhurave mediane kombëtare.

“Norma e privimit të rëndë material dhe social” (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Norma e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Personat që jetojnë në familje “me intensitet shumë të ulët pune” janë ata që jetojnë në familje ku anëtarët në moshë pune kanë punuar 20% ose më pak të potencialit të tyre total të punës gjatë vitit.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 92.7 milionë persona në BE ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, sa 20.9% e popullsisë së përgjithshme.

Norma AROPE ndryshonte ndjeshëm mes vendeve të BE-së. Bullgaria, me 29.0%, Greqia, me 27.5%, dhe Rumania, me 27.4%, raportuan përqindjet më të larta të personave në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2025.

Në të kundërt, Holanda, Sllovenia, Polonia dhe Çekia kishin nivele më të ulëta se 16.0%./Monitor.al/

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme